E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të bashkuar, me qëllim fitoren e zgjedhjeve"

Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar festoi dje 17-vjetorin e krijimit të tij. Fjalën hapëse e mori kryetarja e FRESSH-it, Megi Ajtyresa, e cila bëri përshëndetjen e rastit. Më pas, në një mesazh urimi, kryetari i PSSH-së, Edi Rama, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në formimin e këtij forumi në të gjithë Shqipërinë. Rama kujtoi se nga 28 qershori, dita kur do mbahen zgjedhjet parlamentare, na ndajnë edhe 165 ditë, e për këtë arsye të gjithë duhet të jenë të bashkuar, për një qëllim të vetëm, fitoren. "Na ndajnë ende dhe 165 ditë, që Shqipëria duhet të mbajë në kurriz këtë qeveri të paaftë, të papërgjegjshme, të korruptuar dhe janë 165 ditë që ne kemi kohë dhe sigurisht edhe detyrim të jashtëzakonshëm për t‘i paraprirë atij ndryshimi", u shpreh Rama. Ne, vijoi kreu socialist, jemi ata që mund të bëjmë gjithçka që Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›