E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Shqipëria kalon në një stad tjetër

Qeveria "Berisha" merr frymë lirisht pas ratifikimit të MSA-së nga Greqia. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka paralajmëruar se tashmë Shqipëria do të kalojë në një stad tjetër të rrugës drejt integrimit të Bashkimit Evropian. Shefja e Integrimit në Shqipëri pranoi se vendi ynë duhet të punojë akoma më tepër për të plotësuar kërkesat që rrjedhin nga dokumenti në marrëdhënien mes një vendi aspirant dhe Bashkimit Evropian. Sipas ministres Bregu, do të ngrihet Këshilli i Stabilizim-Asocimit,

i cili ka përfaqësues të Këshillit të BE-së, ka përfaqësues të komisionit të BE-së dhe ka përfaqësues anëtarë të qeverisë shqiptare. Vlen të theksohet nga ana tjetër se në cilin nivel është tashmë administrata publike për t‘u përballur me sfidën e integrimit në BE. Po kështu, edhe pas përfundimit të procesit të ratifikimit të MSA-së, qeveria shqiptare akoma nuk ka të përcaktuar një datë të saktë për aplikimin për statusin e vendit kandidat për në BE.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›