Topalli: Ratifikimi i MSA-së, pasojë e reformave
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi gjatë një seance me studentë të universiteteve të Tiranës, me rastin e përfundimit të ratifikimit të MSA-së nga parlamentet e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), se vendet e BE-së besuan te Shqipëria evropiane. "Vendet e BE-së besuan te Shqipëria evropiane. Falë reformave mbyllëm ratifikimet në kohë rekord dhe me këtë proces Evropa dëshmoi se është pro Shqipërisë", tha Kryetarja Topalli. "Kjo është një ëndërr e madhe e brezit tonë dhe e brezit tuaj. Disa nga ju mund të punojnë nesër në Parlamentin Evropian", nënvizoi znj. Topalli, duke iu drejtuar studentëve të pranishëm.
Nën moton "Evropa, po Shqipërisë", dhjetëra studentë u mblodhën në sallën e seancave plenare me rastin e përmbylljes së këtij procesi, i cili u finalizua me ratifikimin nga Parlamenti grek të MSA-së, Shqipëri-BE. Me këtë rast, Topalli vlerësoi dhe ecurinë pozitive të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga vendet anëtare të Aleancës, ku deri tani numërohen rreth 18 vende që e kanë mbyllur këtë proces. "Janë 18 parlamente që e kanë ratifikuar protokollin e NATO-s dhe në muajin prill ne do të pranohemi me të drejta të plota në Aleancë dhe jam krenare për këtë", u shpreh Kryetarja e Kuvendit.