Berisha: Heshtja e Topit - e drejtë kushtetuese
16/01/2009 Kryeministri shmang komentet për qëndrimin e Presidentit për ligjin e dosjeve
Kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar dje të bëjë asnjë koment në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Bamir Topi për ligjin e lustracionit, por e ka cilësuar heshtjen e kreut të shtetit si konform kushtetutës. “Nuk kam ndonjë koment të veçantë për qëndrimin e zotit President, ai ka bërë zgjedhjen e vet, ka ushtruar të drejtat e tij kushtetuese, pasi në Kushtetutë Presidenti një ligj e firmos, ia kthen Parlamentit ose nuk shprehet. Ndër tri variantet ai ka përzgjedhur variantin e mosshprehjes”, - tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit. Berisha e ka cilësuar ligjin e lustracionit si jetik për Shqipërinë, duke theksuar se insistimi i tij për miratimin e hapjes së dosjeve ka pasur si motiv kryesor rininë. “Kam shkuar në vitin 1986 në Peshkopi si mjek. Jam shokuar, sepse gjeja me dhjetëra raste të sëmurë me pelagër. Kjo është sëmundja e bukës së misrit. Kur nuk ha gjë tjetër përveç bukës së misrit, ajo bëhet vdekjeprurëse për shkak të një deficiti të tmerrshëm të vitaminave që krijohet. Ky ishte sistemi që lamë pas”, - u shpreh Berisha duke iu drejtuar të pranishmëve në takim. Më tej ai theksoi se ligji nuk është për hakmarrje dhe ju garantoj se do të jetë një proces tërësisht transparent, nuk do të ketë asnjë lidhje me ndonjë lloj hakmarrjeje, sepse ata që preken nga ligji do të kenë të drejtë të shkojnë në tri shkallët e gjyqësorit, do të kenë të drejtë ti drejtohen Strasburgut për të paditur qeverinë dhe Parlamentin shqiptar. Në lidhje me liberalizimin e vizave Berisha tha se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe, po të marrësh procesin e integrimit, është ky akt që shqiptarët do të ndiejnë mirësinë më të madhe prej tij. “Sigurisht që raporti do të mirëpritet, por nuk do të thotë se mbi atë raport do të firmoset liberalizimi i vizave. Duhet detyrimisht ta kemi pretendimin të fortë, duhet të kemi kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike”, - tha Berisha. Sipas tij, ato janë të domosdoshme për të zhdukur çdo lloj frike në çështjen e sigurisë për vendet e tjera. Ndërsa për sa i takon krizës botërore dhe nëse kjo krizë mund të prekë Shqipërinë, Berisha tha se komponenti i ekonomisë sonë ishte 30%, ndërsa 70 % është reale. “Krediti për ekonominë është 30 %. Ka qenë në rritje të shpejtë, por janë bërë përpjekje për ta kufizuar këtë. Bankat tona kanë ruajtur dhe disponojnë likuiditete të plota, sepse nuk kanë kredituar kurrë më shumë se 50–70% të depozitave, ndërkohë kur të tjerat kanë kredituar 9-fishin e depozitave”, - tha Berisha.