Mbyllja e procesit, rezultat i realizimit të reformave
16/01/2009 Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka vlerësuar maksimalisht përmbylljen e procesit të ratifikimit të MSA-së nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Për ministren Bregu, ratifikimi i plotë i MSA-së nga të gjitha parlamentet përbën një hap të sigurt të vendit tonë në rrugën drejt Evropës dhe një tregues të përmbushjes nga qeveria shqiptare të detyrimeve që dikton procesi i integrimit. “Sigurisht që nuk do të ishte e mundur përmbyllja e kësaj faze dhe hyrja në fuqi e MSA-së, nëse qeveria shqiptare nuk do të kishte sjellë rezultate bindëse të realizimit të reformave kyçe para faktorit ndërkombëtar. Track records-i (ecuria e reformave) ynë është më i miri në rajon për reformat dhe për anën ligjore krahasuar edhe me vende që kanë aplikuar tashmë për statusin e vendit kandidat. Gjithsesi, duhet të përgatitemi për hapat e mëtejshëm, pasi detyrimet sa vijnë e shtohen”, - tha ministrja Bregu. Numri një i dikasterit që angazhohet drejtpërdrejt në proceset integruese dhe që merr pjesë në takimet në funksion të tyre ka bërë vlerësimet në një konferencë të posaçme për shtyp. Ajo ka informuar konkretisht mbi hapat e tjerë që do të ndjekim këtë proces. Bregu foli rreth situatës së re që pritet të krijohet dhe që do të sjellë nevojën për ndryshime legjislative. Sipas saj, pasi qeveria shqiptare duhet të përgatitet të marrë pjesë në vendimmarrje në Këshillin e Stabilizim-Asocimit, Komitetin e Stabilizim-Asocimit, Komitetin Parlamentar për Stabilizim-Asocimin. Të tria këto struktura ndërkombëtare do të ndihmojnë për implementimin e detyrimeve që do të rrjedhin nga fazat e mëtejshme të procesit. Ndërkaq Këshilli i Ministrave ka miratuar para pak ditësh krijimin e njësive të integrimit evropian, si struktura të veçanta në nivel drejtorie, në përbërje të të gjitha ministrive, njësi këto që do të merren me bashkërendimin dhe monitorimin e programimit të ndihmës komunitare, si dhe mbështetjen teknike të mbledhjeve të grupeve të përhershme të punës.