Shqipëria me të gjitha kredencialet për aplikimin e statusit të vendit kandidat
16/01/2009 Ministri i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha flet për proceset integruese
Kreu i diplomacisë shqiptare shpjegon hapat e ndërmarr dhe ata që duhen ndjekur në udhën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ministri Lulëzim Basha shprehet se mbyllja e ratifikimit të MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së ka efekt të dyfishtë: ligjor dhe politik. Basha ka nënvizuar domethënien politike, pasi Shqipëria shkon me kredenciale të plota drejt aplikimit për statusin e vendit kandidat. Ministri thotë se procesi teknik për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë pritet të përfundojë mes muajve maj–korrik të këtij viti. Duke folur në një intervistë për televizionin “Klan”, ai thekson se Shqipëria do të përpiqet që kjo vendimmarrje politike të mos vonohet e të jetë sa më e shpejtë. “Ajo që Shqipëria mund, duhet dhe po bën është të dalë e përgatitur për këtë event për të mos lënë asnjë hapësirë për hezitim nga ana e autoriteteve evropiane”, - a ministri i Jashtëm Lulëzim Basha.
- Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke përmbyllur këtë fazë të ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Çfarë pritet të ndodhë pas kësaj?
- Efekti i përmbylljes së djeshme me ratifikimin nga Parlamenti grek, i cili duhet të përpunohet edhe nga instancat të tjera të shtetit grek dhe të depozitohet në Bruksel, është në fakt i dyfishtë. Së pari, ai është ligjor dhe me këtë kam parasysh se MSA-ja do të hyjë në fuqi dhe do të fillojë të zbatohet me efektin e një kontrate midis Shqipërisë dhe BE-së në tërësinë e saj sapo ky depozitim të përmbyllë ciklin e depozitimeve të çdo shteti apo anëtari të BE-së, duke zëvendësuar kështu marrëveshjen e ndërmjetme, e cila ka qenë në fuqi dhe vazhdon të jetë në fuqi që nga çasti i nënshkrimit të MSA-së në qershor të vitit 2006 e derisa MSA-ja e ratifikuar nga të gjitha vendet anëtare të hyjë në fuqi. Efekti tjetër është ai politik. Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Juglindore, përveç vendeve të tjera që tashmë gëzojnë statusin e vendit kandidat, Kroacia dhe Maqedonia, e cila ka përmbyllur këtë fazë të rëndësishme që përtej efektit ligjor ka një domethënie të madhe politike. Kjo domethënie politike është që çdo shtet anëtar i BE-së ka shprehur nëpërmjet vullnetit të sovranit, përmes parlamenteve përkatëse, qëndrimin e tij sa i përket ecurisë së procesit të integrimit të Shqipërisë.
- Sa kohë e ndan mes ratifikimit të MSA-së nga aplikimi i qeverisë shqiptare për statusin e vendit kandidat?
- Këto të dyja nuk janë të lidhur me njëra-tjetrën. Ka vende, si Mali i Zi, që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat apo ka aplikuar për anëtarësim, sepse aplikimi është për anëtarësim, edhe para se MSA-ja të ratifikohej nga të gjitha vendet anëtare. Duke qenë se të dyja vendimet janë vendime politike, dhënia e vistos e Komisionit Evropian nga ana Këshillit të Ministrave të BE-së është një vendim politik, pa dyshim që kredencialet e Shqipërisë kur shkon drejt një hapi tjetër janë shumë më të plota dhe shumë më bindëse. Shqipëria ka tre vjet që në raportin e progresit që BE-ja nxjerr për të shënon arritje dhe konsolidime, progres dhe konsolidim në reformat e ndërmarra, progres dhe arritje në raport me detyrimet e ndërmarra karshi BE-së, pa mohuar aspak punën që duhet të vazhdojë dhe progresin që duhet të vazhdojë në një numër të madh fushash, siç kanë bërë të qartë raportet. Por në këtë kuadër, duke pasur tri raporte pozitive, duke pasur këtë vlerësim politik që paraqet ratifikimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke pasur këtë vlerësim konstant për rolin e Shqipërisë si faktor paqe dhe stabiliteti, moderacioni dhe dialogu në rajonin e Evropës Juglindore, mendoj se Shqipëria shkon ballëlartë dhe me të gjitha kredencialet e nevojshme drejt fazës tjetër, e cila është ajo e aplikimit.
- Cili është ndikimi që ka ky moment me çështjen e procesit të liberalizimit të vizave, duke marrë parasysh edhe raportin e paraqitur në strukturat e BE-së?
- Raporti i është paraqitur zyrtarisht nga misioni ynë në Bruksel, autoriteteve të Komisionit Evropian. Presim vizitat e ekspertëve, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit për të konstatuar në terren realitetet që ne paraqesim në raportet tona, si dhe për të hartuar raportet e tyre, që duhet të dalin në periudhën qershor–korrik. Ky raporti i dërgohet nga Komisioni Evropian Këshillit të Ministrave të BE-së dhe në parim duhet të reflektojë mendimin e Komisionit Evropian për sa i përket gatishmërisë së një vendi për t’iu ofruar statusi i lëvizjes së lirë, pra për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët e tij.
- Çka do të thotë se mund të pretendojmë se do të ndodhë në qershor të këtij viti?
- Procesi teknik do të përmbyllet në periudhën maj–qershor–korrik dhe pas kësaj do t’i kalohet Këshillit të Ministrave për një vendimmarrje politike. Të njëjtin fat do të kenë të gjitha vendet e tjera të rajonit. Pa dyshim që Shqipëria do të përpiqet që kjo vendimmarrje politike të mos vonohet e të jetë sa më e shpejtë. Natyrisht, është e drejta dhe prerogativi i organit më të lartë politik i BE-së, që është Këshilli Evropian, për të marrë këtë vendim. Ajo që Shqipëria mund, duhet dhe po bën është të dalë e përgatitur për këtë event për të mos lënë asnjë hapësirë për hezitim nga ana e autoriteteve evropiane. Unë jam i bindur se Shqipëria po shkon drejt këtij momenti me të gjitha kredencialet e plotësuara dhe me një shpalosje të plotë të reformave të ndërmarra, të hapave të ndërmarrë e të detyrimeve të përmbushura, në mënyrë që, kur vlerësimet të bëhen, të mos ketë asnjë vend për hezitim apo refuzim.