Zamir Shtylla: Largohem që Gërdeci të mos politizohet
16/01/2009 Kryeprokurorja ende asnjë vendim
TIRANE- Zamir Shtylla, prokurori që dy ditë më parë dha dorëheqjen nga funksionet që kryente në Prokurorinë e Përgjithshme, ka përdorur si motivacion në letrën e largimit presionet politike që i bëheshin për çështjen e tragjedisë së Gërdecit. “Kërkoj dorëheqjen nga Drejtoria e Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale si dhe nga drejtuesi i grupit hetimor të çështjes ‘Gërdeci’ për faktin se nuk dua që kjo çështje, por dhe procedime të tjera të marrin ngjyrime politike. Besoj se çdo vendim i marrë nga unë si prokuror do të keqpërdorej dhe do të ngjyrosej me nuanca politike”, - mësohet të ketë shkruar në letër 55-vjeçari Zamir Shtylla. Lidhur me këtë situatë, ky i fundit ka përjashtuar dorëheqjen e tij edhe si prokuror i thjeshtë. Ndërkohë Shtylla nuk ka pasur asnjë kontakt me kryeprokuroren e përgjithshme Ina Rama për të mësuar nëse kjo e fundit e ka pranuar kërkesën e tij apo jo. Aktualisht për sa i përket kërkesës së dorëheqjes numri një i akuzës shqiptare nuk është shprehur mbi qëndrimin e saj, edhe pse letra vazhdon të qëndrojë mbi tavolinën e punës së saj. Nuk dihen me saktësi shkaqet e marrjes së vendimit përfundimtar, por burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme shprehen se Ina Rama gjatë kësaj kohe duket se po mendon më shumë për gjetjen e emrit që do zëvendësojë prokurorin Zamir Shtylla.