Podgorica: PS'91,në zgjedhje koalicion me LSI-në

Gëzim Podgorica, sekretar koordinativ i PS'91 e konsideroi si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për mos njohjen e siglës së kësaj partie pasi ka ngjashmëri me atë të PS-së. Sipas tij PS'91 nuk ka probleme me programin sepse është një program me fryme kombëtare dhe me gjithë ato kushte që kërkohen për një parti politike. "Pengesa është e përkohshme . Ka disa parti që kanë sigla të përafërta dhe mendoj se pengesa që iu bë PS91 është "levizja e disa partive" për të na penguar sepse partia jonë po merr gjithnjë më shumë elektorat", u shpreh Podgorica. Sipas tij, nuk do të ketë një ndryshim tepër të dukshëm të siglës së PS'91, pasi do ngelet brenda sigles aktuale. "Sigla tjetër nuk do ndyshojë shumë nga kjo e tanishmja, por po rezervohem për më shumë komente", tha sekreatari koordinativ i PS'91. Podgorica deklaroi se që nga shtatori i këtij viti qëndrimi i PS'91 renditet krah politikës së LSI-së. "Partia jonë ka pika të përbashkëta me këtë forcë politike ndaj shumë shpejt ne do jemi në një koalcion të përbashkët me LSI-në", u shpreh sekretari koordinativ i PS'91.