E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: I kam hyrë politikës, për Kosovën

Prishtinë - Gazeta Express në numrin e sotëm ka botuar një intervistë ekskluzive me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Në këtë intervistë Berisha ka folur se si prej se mban mend ai në shtëpinë e tij është folur për Kosovën. Sipas kreut të ekzekutivit, regjimi i Enver Hoxhës ka qenë armiku më i madh për popullin e Kosovës. Berisha në këtë intervistë thotë se shqiptarët e Ramiz Alisë kanë dashur ta vrasin atë dhe Ibrahim Rugovën në vitin 1991. Kryeministri shqiptar ka rrëfyer se në politikë ka hyrë për dy gjëra, për të drejtat e njeriut dhe për çështjen e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›