Libi, mbytet motobarka me emigrantë

Njoftimet nga Libia dhe Egjipti bëjnë të ditur se një motobarkë me mbi 250 migrantë të nisur drejt Europës është fundosur në afërsi të brigjeve të Libisë. Zyrtarët libianë flasin për të paktën 21 persona të mbytur dhe po kaq të shpëtuar. Ka njoftime kontradiktore edhe për dy motobarka të tjera që mund të kenë pasur vështirësi lundrimi në atë zonë. Motobarka njoftohet të jetë përmbysur rreth 30 kilometra nga bregu, pas nisjes të djelën prej Sidi Balal, në afërsi të kryeqytetit libian, Tripoli. Libia është bërë e njohur si pikë tranziti e migrantëve të paligjshëm që shpresojnë të fillojnë një jetë të re në Europë.