Gati 90 vende pjesemarrese ne Konferencen per Afganistanin

Hage, 31 mars, 11:09, NOA - Përfaqësues të qeverisë nga gati 90 vende të botës do të mblidhen sot në Den Hagë për t’u konsultuar për strategjinë e re të Presidentit të SHBA-së Barack Obama për Afagnistanin.
Në këtë konferencë merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s Ban Ki Moon, ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton si edhe presidenti afgan Hamid Karsai. Pritet edhe zevendësministri i jashtëm iranian Mehdi Ashusadeh.
Obama planifikon për Afganistanin krahas shtimit të trupave mbrojtëse, ndër të tjera edhe një fuqizim të ndihmave për rindërtimin e vendit. Përveç kësaj ai dëshiron të angazhojë në strategjinë e tij më shumë Pakistanin dhe vendet e tjera në rajon.
Clinton bëri të ditur se SHBA-të do të vënë në dispozicion 40 milionë dollarë për organizimin e zgjedhjeve presidenciale në mes të gushtit në Afganistan.
n.e/NOA