E Diel, 1 Nëntor 2026

Lugina e Preshevës, Kuçi: Serbia të rrespektojë të drejtat

Prishtinë- Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një çështje që po evoluon çdo ditë, por e cila nuk është në gjendjen e kënaqshme çfarë mendohet se duhet ta ketë një shtet demokratik, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, pas takimit që ka zhvilluar dje me ryetarin e Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

Ai ka shprehur bindjen se Qeveria e Serbisë do të ketë një qasje më racionale dhe qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës do t’i trajtojë ata si qytetarë të barabartë të shtetit serb.Ndërkaq kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi tha se integrimet euroatlantike janë shpresa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai tha se edhe forcimi i Shqipërisë dhe shteti të Kosovës do të kontribuojë në forcimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›