E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pejë, dy gardian janë dënuar me 3-vjet burg

Pejë-Shumica e gardianëve të arrestuar, si të dyshuar se kanë ndihmuar që të arratisjen nga burgu i Dubravës, një të dënuari me 27-vite burg, janë liruar nga Gjykata e Qarkut të Pejës. Dy prej këtyre personave janë dënuar me nga tre vjet burg, të cilet do të mbrohen në liri deri në një vendim tjetër të shkallës së dytë. Këta janë Nikollë Shala dhe Mahmut Mahmutaj.

Gjykata e Qarkut në Pejë në mungesë të provave ka liruar nga aktakuza gardianët Selim Rexhajn, Enver Bajraktarin, Izet Halitajn, Afrim Hoxhën, Afrim Çitakun, Ali Islamajn dhe Zekë Llapajn. I arratisuri Bedri Krasniqi ka qenë i dënuar për grabitje të rënda dhe vrasjen e policëve Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në vitin 2003.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›