Largimi i UNMIK-ut, Kosova s’mund të bëjë kërkesë
Prishtinë-Megjithë zhurmën mediatike, për një kërkesë nga pala kosovare për largimin e UNMIK-ut ngë Kosova, shteti i ri nuk mund të bëjë një kërkesë të tillë, pasi nuk është një vend antëtar i OKB-së, shkruan gazeta e Prishtinës Koha Ditore. Kërkesa verbale e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, e paraqitur javën e kaluar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për përfundimin e mandatit të UNMIK-ut, aktualisht mbetet forma e vetme e veprimit të institucionet kosovare në lidhje me kërë çështje.
Këto burime kanë kanë sqaruar se, mocioni për mbylljen e çfarëdo misioni të OKB-së mund të bëhet vetëm nga shtetet anëtare të këtij trupi të lartë, gjë që më pas do t’i shtynte sekretarin e përgjithshëm dhe Këshillin e Sigurimit të marrin vendimet përkatëse.
Edhe zëdhënëse i UNMIK-ut, Alexandër Ivanko ka thënë se vendimi për të ardhmen e këtij misioni merret në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai po ashtu ka shtuar se Rezoluta 1244 e KS mbetet baza legale mbi të cilën operon UNMIK-u, dhe për sa kohë të jetë ajo në fuqi do të ketë prani të këtij misioni në Kosovë. /telegrafi/start