E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: I thashë një zyrtari të huaj që Shqipëria është Zvicër me det, i iku çehrja. Por pastaj erdhi në Shqipëri dhe u mahnit

Share

Duke përuruar një rrugë rurale në Gjirokastër, kryeministri Sali Berisha tregoi një histori se si i kishte thënë një zyrtari evropian se Shqipëria është Zvicër me det dhe atij i kishte ndërruar çehrja. Por kur erdhi në Shqipëri, ai ishte mahnitur.

Një vit më parë, teksa bisedoja me një zyrtar të lartë të një vendi tjetër, i them se Shqipëria është një Zvicër me det, por, sapo bëra këtë cilësim, e pashë se bashkëbiseduesit, mikut tim, i ra një çehre tjetër në fytyrë. Do të të bjerë rasti të vish në Shqipëri, – i thashë – dhe ajo që të kërkoj është që, kur të fluturosh, të kthesh kokën nga malet e deti dhe do të më kujtosh mua, kur të thashë se është Zvicër me det. Ndodhi që ai erdhi para disa muaj në Shqipëri dhe ishte i mahnitur nga pamja që kishte parë, në njërën anë, deti dhe vargmalet e pafundme me borë, në anën tjetër. Por problemi ynë është se, në rast se bregdeti na u bë i famshëm dhe vitin që kaloi Shqipëria u shpall e bukura e dheut për turizmin në botë, magjinë e maleve tona pakkush e njeh. Së pari, nuk e njohin vetë shqiptarët, për të cilët malet kanë qenë vende mundimi e sakrificash dhe kur nuk e njohin vetë shqiptarët, atëherë çfarë mund të themi se e njohin të huajt. Është detyra jonë të bëjmë gjithçka që shqiptarët, çdo ditë e më shpejt e më shumë, të zbulojnë bukuritë magjepsëse të këtij vendi. Një vend në 3/4 e tij me kodra e male. Një vend, i cili për malet e shumta e të panumërta që ka është edhe vendi me lartësinë mesatare më të madhe në Europë, më të madhe se çdo vendi tjetër. Nuk kemi majat më të larta, por nga Gramozi gjer në Jezercë janë të panumërta malet me mbi 2 mijë metra lartësi, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›