Berisha: Ina Rama, e papërgjeshme
Kryeministri Berisha mbron publikisht ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për mbylljen e çështjes së rrugës Durrës-Kukës si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fahri Balliun, për kontratën e publikuar në media me Delijorgjin. “Një prokurore e papërgjegjshme ndaj ligjit dhe detyrës, mori përsipër dhe mendoi se mund të gjykojë aktet kolektive. Por aktet kolektive nuk mund t’i gjykojë askush. Ju duhet të jeni të bindur se kjo nuk do të mund të kapërcehet shumë thjesht. Nuk është Shqipëria një vend ku mund të gjykosh aktet kolektive. As diktaturat nuk e bëjnë këtë gjë. Ndërsa vendimet e gjykatës janë vendime gjykate dhe kanë të bëjnë me ligjshmërinë”, tha Berisha lidhur me çështjen e Bashës. Ndërkohë i pyetur për kontratën e Fahri Balliut me Delijorgjin, kreu i qeverisë tha se “unë di që Edi Rama është bashkëpronar në 30 pallate. Nuk di gjë tjetër. Ajo që di unë është që Edi Rama ka dhënë 30 leje ndërtimi dhe është bashkëpronar në 30 pallate. Sepse besoj e dini që Edi Rama, kur jep një leje ndërtimi merr 2 kate. Balliu ka dhënë një deklaratë, ka bërë sqarime”.