E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i 519.400 rrënjëve hashash apo kërp? Krimet e Rënda pyesin Gjykatën e Lartë

16/12/2011  Bimët iu kapën shoqatës “Fermerët e Shkrelit” në vitin 2001

TIRANE-Çështja e kultivimit të kërpit në Shkodër, që më pas nga një ekspertizë angleze rezultoi se ishte hashash, vazhdon maratonën ligjore nga një gjykatë në tjetrën. Vendimit të gjykatës së Shkodrës, për shpalljen e moskompetencës ndaj kësaj dosje, i është bashkuar dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila dje vendosi të mosgjykojë më 16 të pandehurit, mes tyre dhe Martin Pëllumbin, kryetarin e Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit. Pesëshja gjykuese me kryetar Idriz Mulkurtin ka vendosur që dosjen t’ia referojë Gjykatës së Lartë, të cilës i kërkon ndihmë juridike lidhur me kompetencën lëndore se kush nga gjykatat e Shqipërisë duhet ta gjykojë dosjen. Vendimi është marrë dje, ku pas leximit të kërkesës për gjykim nga prokurori Eugen Beci, kanë reaguar avokatët mbrojtës të cilës i kanë kërkuar gjykatës të shpallë moskompetencën, për shkak se Prokuroria ka ngritur akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Kërkesa e mbrojtësve të të pandehurve është marrë parasysh dhe se që prej ditës së sotme dosja e skandalit të Kërpit që më pas rezultoi se ishte hashash, do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. Shoqata Fermerët e Shkrelit dhe i pandehuri Martin Pëllumbi janë prej vitesh në konflikt me shtetin dhe policinë lidhur me kultivimin e kërpit industrial dhe akuzat që shteti i bënte se bima është kanabis sativa. Në verën e vitit 2001, më 12 korrik policia e Malësisë së Madhe zhvilloi një operacion në komunën e Shkrelit, ku gjatë një jave asgjësoi rreth 519.400 rrënjë bimë të mbjellë në tokat e fermerëve. E. Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›