E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Infrastruktura, më modernia në Ballkan

Kryeministri Berisha ka rinisur turin e inagurimeve duke filluar nga Durrësi. Gjatë paradites kreu i qeverisë ka përuruar nisjen e punës për rrugën Shkozet- Plepa ndërsa do të vijojë me disa përurime të tjera në këtë zonë. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha tha se motivi i tij mbetet slogani i fushatës zgjedhore "Shqipëria po ndryshon". Ai tha se gjatë mandatit të dytë do të punojë më shumë që Shqipëria të arrijë standardet europiane në çdo sektor. Në 4 vitet e ardhshme tha Berisha do të ndërtojmë në vend infrastrukturën më moderne në Ballkan.
Vizita e Berishës ka vijuar në Shkozet ku ka përuruar sallën e re të patentave dhe më pas ai do të shkojë në Portin e Durrësit për të inaguruar sistemin e kamerave në këtë port.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›