E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Dorëheqja e Nanos, një shembull i mirë për politikën

Disa ditë mbas humbjes zyrtare të Partisë Socialiste, janë zgjuar edhe zërat kryesor brenda kësaj force, zëra të cilat kanë nostalgji dhe e vlerësojnë liderin historik të të majtës Fatos Nanon. Deputeti socialist Arben Malaj, ndonëse shprehet se ende nuk ka një rezultat final të zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe për këtë arsye ia thotë se ende nuk është momenti të diskutohet për largimin ose jo të Edi Ramës, Malaj vlerëson si një shembull të mirë për politikën dorëheqjen e Fatos Nanos pas humbjes socialisteve në zgjedhjet parlamentare te 2005. Unë mendoj se Rama është miqësor me median dhe nuk besoj se është ky momenti që debati publik, duhet të fokusohet te lëvizjet në PS. Unë besoj që dhe media në misionin e saj fokusin kryesor duhet ta ketë që të mos deformohen proceset e fundit elektorale, dhe si po krijohet qeveria, çfarë kredibiliteti dhe moraliteti do të kenë për qeverisjen e vendit të tyre pastaj zhvillimet në forcat e veçanta politike, tha Malaj. Me tej, ai shtoi se për shkak të përgjegjësive në Partinë Socialiste dhe për shkak të eksperiencave të PS, nuk besonte se ishte momenti të folur për supozime çfarë do të ndodhë. Besoj se veprimi i Nanos është vlerësuar si një veprim modernizues në funksionimin e PS dhe si një  shembull i mirë në politiken shqiptare, u shpreh Malaj. Ai gjithashtu theksoi se në gjithë forumet e partisë do të mblidhen dhe do të analizojnë rezultatin, ndërsa nuk përjashton që të futet në garën për kreun e Partisë Socialistë, nëse do të ketë një të tillë. Vendimet e duhura në kohën e duhur, por ju garantoj vetëm një gjë që çdo angazhim do të jete pozitiv për tu bërë pjesë e maksimizimit të energjive pozitive që ka PS në tërësinë e saj dhe jo si një garë individuale, për një sfide individuale. Besoj që në politike secili ka detyrimin të jete aktiv dhe jo thjesht shikues lajmesh, tha Malaj. Ndërsa për bashkëpunimin e Metës me Berishën, Malaj shprehet se më shumë se një marrëveshje për të shpëtuar vendin nga kriza, ajo duket si një hakmarrje ndaj Partisë Socialiste. Realisht kam mbetur i zhgënjyer nga gjuha e përdorur, nga vullneti për ta etiketuar udhëheqësit e Partisë Socialiste. Argumenti kryesor me të cilën justifikohet veprimi i marr, me tepër bazohet në një hakmarrje ndaj mënyrës se si ne e kemi trajtuar se sa, një vizion për të shpëtuar Shqipërinë, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›