Debate në KQZ për vlefshmërinë e mandateve
Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate debatoi lidhur me vlefshmërinë e mandateve të deputetëve në rastet kur kandidatët fitues në zgjedhje nuk janë dorëhequr nga postet që mbajnë në strukturat e pushtetit vendor. Sipas përfaqësuesit të PS-së Genci Gjonçaj kandidati fitues i PD-së, në qarkun e Dibrës, Bedri Hoxha është i pavlefshëm, pasi ende nuk është dorëhequr nga posti i tij si kryetar i bashkisë së Klosit. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, konfirmoi se kandidati fitues, Bedri Hoxha është i mandatuari i tretë i PD-së në listën e deputetëve të Dibrës, ndërsa nënvizoi se "Hoxha ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në kohë, përfshi këtu dhe dorëheqjen nga posti drejtues në bashkinë e Klosit".