Koja: Filozofia përjashtuese e Ramës çoi në humbjen e të majtës
Një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste të Vërtetë 91, Gjergj Koja, u shpreh se procesi zgjedhor u shkatërrua nga dy partitë e mëdha me kodin që miratuan për të shfarosur partitë e vogla. Koja mbështeti marrëveshjen e LSI me PD si një e keqe e domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza dhe të integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu Koja konfirmoi sërish bashkëpunimin midis PSV 91 dhe LSI, duke u shprehur i sigurt se koalicioni i LSI është koalicioni i rrugës drejt stabiliteti dhe integrimit. Procesin e numërimit të votave Koja e quajtur të kontestueshëm, duke akuzuar Ramën për heqjen e të drejtë së numërimit të votave. Vota e PSV 91 nuk është lexuar për llogari të PSV 91, por për llogari të PS. Ndaj për fat të keq PS humbi zgjedhjet. Nano ka fituar 7 palë zgjedhje më në fund dha dorëheqjen. Ka ardhur koha për ridimensionimin e të majtës. Pra Rama ka përgjegjësin e humbjes së zgjedhjeve, sepse zgjodhi të fitojë gjithçka i vetëm, gjë e cila rezultoi se fitoi asgjë, tha Koja. Së fundi Koja theksoi se humbja e zgjedhjeve dhe krijimi i partive të majta në vend ka në ardhur si rrjedhojë e politikave përjashtuese të PS dhe asaj formulës gjithçka ose asgjë.