E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosha e pensionit, minatorët: Vendimi i qeverisë, tallës

TIRANË- Shoqata e minatorëve ka kundërshtuar sot vendimin e qeverisë për uljen e moshës së pensionit të tyre me 5 vjet. "Ky vendim është tallës për ne, pasi kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që minatorët të fitojnë pension në moshën 50 vjeç", u shpreh kreu i shoqatës, Fiqiri Xibri.

Gjatë një konference për shtyp, dy ditë pas vendimit të qeverisë, shoqata e minatorë paralajmëron protesta nëse Kryeministri Berisha nuk merr seriozisht kërkesat e tyre.
Ata e konsideruan vendimin më të fundit të qeverisë, tallje, pasi sic theksuan ata, kërkesa e vërtetë e minatorëve nuk u mor parasysh. Shoqata e minatorëve bën me dije se kushtet e punës aktuale të minatorëve janë të mjerueshme gjë që u shkakton sëmundje dhe vdekje të parakohshme. Shoqata konsideron se mosha ideale e daljes në pension është ajo 50 vjeç.

Në mbledhjes e qeverisë të datës 8 korrik, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për uljen me 5 vjet të moshës së daljes në pension për këtë kategori punëtorësh. Pra nga 65 që është aktualisht të bëhet 60 vjeç. Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes, se me këtë projektligj bënte realitet me vendime qeverie disa premtime elektorale, siç ishte dhe ulja e moshës së pensionit për kategorinë e minatorëve.

Minatorët kanë protestuar disa herë për plotësimin e kërkesave të tyre gjatë vitit 2008-të. Ndërkohë që para zgjedhjeve ata firmosën marrëveshje me Partinë Socialiste për të votuar të majtën, si forcë politke më pranë shtresave në nevojë dhe si më e predispozuara për të plotësuar kërkesat e tyre.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›