Tiranë/Fyen policët, arrestohet 56-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e djeshme një shtetas për fyerje të punonjësve të policisë. Zef Bushati është arrestuar në Laprakë pasi duke qarkulluar me automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa Tr 7728 N, nuk ju ka ndaluar punonjësve të policisë, dhe më pas i ka fyer për shkak të detyrës. Ky shtetas pas këtij debati është larguar duke dëmtuar furgonin e policisë, por është kapur menjëherë pas disa minutash nga shërbimet policore. Tashmë për këtë shtetas rëndojnë akuza për "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit public", "Fyerje për shkak të detyrës", "Goditje për shkak të detyrës", dhe "Shkatërrimit të pronës".