Meta: Ruçi, një ndër ekzekutorët kryesorë të skenarit Rama për asgjësimin e LSI

Kreu i LSI deklaron se tradhti ndaj të majtës është të vazhdosh ti shërbesh një klike ndërtuesish dhe mafiozësh në PS
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një interviste dhënë për BBC ka bërë të ditur se koalicioni me Partinë Demokratike për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare ka ardhur si qëllim për realizimin e një qeverisjeje të qëndrueshme dhe në funksion të reformave të integrimit europian. Ai tha se vendimi për të bashkëpunuar me PD-në për krijimin e koalicionit qeverisës i shërben vendit, por edhe seriozitetit dhe identitetit të LSI-së, e cila në radhë të parë është në funksion të integrimit europian të vendit. Ndërkaq ai ka deklaruar se në ditët në vijim, mund të zhvillohet takimi i parë me kryetarin e PD-së. Gjatë kësaj interviste, kreu i LSI-së, ka përsëritur akuzat në adresë të liderishipit të PS-së, për atë që ai e quan përpjekje për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij procesi zgjedhor. Ndërsa në lidhje me deklaratën e Gramoz Ruçit, i cili e quajti akt tradhtie këtë marrëveshje, kreu i LSI e cilësoi atë një ndër ekzekutorët kryesorë të skenarit të Ramës, për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij proçesi zgjedhor. Tradhti është që në këto momente të rëndësishme të inskenosh destabilizim të vendit sikurse bën Ruçi dhe sikurse u përpoq të bënte dhe në Fier pas zgjedhjeve. Tradhti ndaj të majtës është të vazhdosh ti shërbesh një klike ndërtuesish dhe mafiozësh në PS, sikurse bën Gramoz Ruçi dhe jo të reflektosh për këtë humbje të thellë, ka theksuar Meta. Sipas tij, një lëvizje e tillë politike shikohet me vështirësi në Shqipëri, nga dëshpërimi që vjen nga dështimi i një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet në Shqipëri. Në këtë kontekst, Meta shtoi se LSI nuk pranoi të bëhej pjesë e këtij kaosi, destabiliteti, por vendosi të hedhë një hap të rëndësishëm për stabilitetin e vendit, për qeverisjen e tij dhe për të vijuar integrimin europian që është projekti kryesor i LSI-së. Ne na vjen shumë keq për shprehje të tilla të dëshpëruara pasi LSI nuk ka asnjë borxh ndaj PS, e cila u soll në mënyrën më armiqësore për gati 2 vite ndaj LSI, e cila realizoj një projekt mafioz për shkatërrimin e LSI-së në këto zgjedhje, vijoi ai. Ndërkaq ditën e martë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur konventën e saj, ku u vendos me unanimitet të plotë dhënia e mandatit të kryetarit të saj Ilir Meta, për hyrjen në bisedime konkrete me kryeministrin Sali Berisha për formimin e qeverisë së re. Gjatë kuvendit pati vetëm pak zëra kundër, ndërkohë që fjala e kryetarit Ilir Meta u ndërpre disa herë me duartrokitje. Pozita e LSI u diktua nga politika e dy partive të mëdha dhe nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare 2009, duke e kthyer atë në faktorin kyç të formimit të qeverisë së ardhshme. Burime zyrtare pranë LSI bënë të ditur se për marrjen e këtij vendimi u morën parasysh një sërë faktorësh dhe rrethanash në të cilën ndodhet vendi ynë pas zgjedhjeve. Sipas të njëjtave burime, ky vendim u mor duke vlerësuar me përgjegjësi të lartë politike rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe nevojën për të krijuar një qeverisje me bazë të gjerë që tu shërbejë gjithë shqiptarëve. LSI vlerësoi gjithashtu se bashkëqeverisja me PD, synon evitimin e krizave politike apo të zgjedhjeve të reja të parakohshme, situata këto që mund të iniciohen për shkak të kushteve ekonomike dhe politike në vend. Meta në këtë mbledhje përdori të njëjtat argumente që ai ka bërë të njohur publikisht; nga njëra anë pamundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste, ndarjen përfundimtare siç tha ai me kryetarin e saj Edi Rama dhe nga ana tjetër nevojën që siç tha ai vendi ka për stabilitet.
- Cila është përmbajtja e marrëveshjes me zotin Berisha për t'u bërë pjesë e koalicionit qeverisës?
Nuk kemi bërë asnjë bisedim deri tani përveçse kemi dhënë një përgjigje Po në parim për bashkëqeverisje me PD- në, si fituese e këtyre zgjedhjeve me qëllim realizimin e një qeverisjeje të qëndrueshme dhe në funksion të reformave të integrimit europian. Në ditët në vijim besoj se do kemi një takim të parë me kryetarin e PD-së dhe natyrisht fokusi kryesor do të jetë në programin e koalicionit qeverisës. Ndërsa përsa i takon funksioneve kjo mendoj që është një çështje sekondare.
- Ndoqa konventën tuaj në sallën e Teatrit të Operas, dhe ndjeva entuziazëm tek pjesëmarrësit kur ju shpallët apo kërkuat nga Konventa mendimin e saj për pjesëmarrjen tuaj në qeverisje. Ndërkohë pati edhe zëra kundër. Zoti Pëllumb Xhufi tha se do ishte më mirë një mospjesëmarrje në këtë qeveri. Ju vetë si e pritët këtë zë kundër, por dhe disa zëra të tjerë brenda partisë?
Meqenëse ju paskeni pasur fatin për ta ndjekur drejtpërdrejtë, besoj se e keni vënë re se në çmënyrë demokratike u realizua konventa. Ka dy zëra kundër që ne i respektojmë, do donim të kishim një propozim për rrugëzgjidhjen, sepse doli qartë që LSI ishte para dy alternativave, ose të bashkëpunonte me PS, e cila ka një përgjegjësi të madhe për cënimin e standardeve duke futur vendin në një proces krize, ose të bashkëpunonte me koalicionin fitues për të realizuar një qeverisje të qëndrueshme dhe në dobi të integrimit europian të vendit. Pra, edhe ata dy zëra kundër edhe pse unë iu luta aty në Konventë, nuk na dhanë dot as edhe një zgjidhje tjetër dhe nuk na sqaruan një rrugë të tretë përveç këtyre të dyjave. Pa diskutim, që kjo është rruga më e drejtë, ku duhet të eci LSI sepse i shërben vendit, por natyrisht besoj që do i shërbej dhe seriozitetit dhe identitetit të LSI-së, e cila në radhë të parë është në funksion të integrimit europian të vendit.
- Ju jeni një parti e majtë, mirëpo të majtët e tjerë, siç foli dhe Ruçi për BBC-në, e quajnë akt tradhtie këtë marrëveshje tuajën për të qenë në qeveri bashkë me Sali Berishën...
Shprehje të tilla si tradhtar, janë të denja për një politikan të politikës së re si Gramoz Ruçi. Ka qenë një ndër ekzekutorët kryesorë të skenarit të z. Rama, për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij procesi zgjedhor. Tradhti është që në këto momente të rëndësishme të inskenosh destabilizim të vendit sikurse bën z. Ruçi dhe sikurse u përpoq të bënte dhe ne Fier pas zgjedhjeve. Tradhti ndaj të majtës është të vazhdosh ti shërbesh një klike ndërtuesish dhe mafiozësh në PS, sikurse bën Gramoz Ruçi dhe jo të reflektosh për këtë humbje të thellë e cila më shumë sesa numerike është morale dhe politike, pasi një parti e tërë me vlera shumë të mëdha si PS, u bë pjesë e një basti personal të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me vlerat tradicionale të PS. Prandaj ne do të ecim përpara, pa u kushtuar vëmendje folklorizmave të tillë, qoftë kur vijnë nga z. Ruçi e qoftë kur vijnë nga z. Rama, e besojmë që kjo është rruga që ndihmon dhe PS-në, që t'u rikthehet atyre vlerave të demostruara në 18 vjet, por të mohuara gjatë viteve të fundit të një lidershipi pa identitet.
- Z. Meta, ka kritikë që thonë edhe pse jemi në kuadrin e spekulimeve, që ju mund të kërkoni nga z. Berisha pikërisht disa dikastere, apo ministri ku mundësia e korruptimit është shumë e madhe. Ju jeni në gjendje të sfidoni këta kritikë duke kërkuar ndoshta ministri ku kjo mundësi është shumë më e vogël?
Këta kritikë janë nga ata, të cilët janë vënë në shërbim të një projekti korruptiv të z. Rama, për të korruptuar të gjithë shoqërinë shqiptare duke filluar që nga analistët, mediat e kështu me radhë. Ne hymë në këtë qeveri, për të shpëtuar vendin nga një krizë. Ne hymë në këtë qeveri, për të dhënë mesazhe stabiliteti dhe integrimi dhe padyshim hymë në këtë qeveri për një program transparent, i cili synon luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Këto nuk janë shqetësime të ndershme të analistëve, përkundrazi këto janë paragjykime që duan të kompleksojnë Ilir Metën dhe LSI-në, në këtë hap historik që vë në rend të parë interesat kombëtare. Ndaj unë do ti ftoja të gjithë ta monitorojnë qeverinë e re, koalicionin e ri dhe të na ndihmojnë me kritikat e tyre.
- Zoti Meta, cili është mendimi juaj, përse në Shqipëri shikohet me kaq vështirësi një lëvizje e tillë politike?
Kjo vjen jo vetëm për prapambetjen