Unifikimi i programit qeverisës ndikoi në rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardeve të integrimit

LSI vlerëson koalicionin me PD-në
LSI vlerëson bashkëqeverisjen me PD gjatë këtij. Nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra njëkohësisht zv/ministre e Punës u shpreh dje në një konferencë për mediat se me LSI në qeveri, programi është bërë dhe më social. “Koalicioni PD-LSI bëri të mundur që shumë prej synimeve sociale të programit të LSI-së, të jenë tashmë pjesë e programit qeverisës. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve tashmë realizohet nga struktura të veçanta institucionale përveç Ministrisë së Punës” u shpreh Kodra.
Duke u ndalur në mbështetjen ndaj grave dhe krijimin e mundësive për punësim e tyre, nënkryetarja e LSI-së nënvizoi, se kjo ka qënë një nga prioritetet e programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Tashmë ka filluar puna për hartimin e akteve ligjore për nxitjen e bizneseve të grave dhe punësimin e tyre” - deklaroi ajo, duke shtuar se, me përparësi po punohet për të luftuar dhunën në familje. Kodra theksoi se, ka filluar puna edhe për rishikimin e Ndihmës Ekonomike për ta adresuar më mirë drejt shtresave në nevojë dhe për të rritur efikasitetin e këtij instrumenti kundër varfërisë.
Ndërkohë ajo bëri me dije planin e veprimit të miratuar nga qeveria, për mbështetjen e komunitetit rom.
Fëmijët
Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve tashmë realizohet nga struktura të veçanta institucionale përveç Ministrisë së Punës. Miratimi i Projektligjit Kuadër për të Drejtat e Fëmijëve, bën të mundur punën sistematike për zhvillimin e fëmijëve dhe sidomos për eliminimin e punës së fëmijëve në Shqipëri
Gratë
Mbështetja e grave dhe krijimi i mundësive për punësim të tyre ka qenë një prej prioriteteve të programit të LSI, tashmë ka filluar puna për hartimin e akteve ligjore për nxitjen e bizneseve të grave dhe punësimin e tyre.
Me përparësi po punohet për të luftuar dhunën në familje që vazhdon të marri jetë njerëzish, është ngritur qendra e parë publike kombëtare për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.
Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta prej majit 2010, në mënyrë sistematike mbledh dhe monitoron të dhëna mbi statusin e grave si një mjet për monitorimin e angazhimeve të qeverisë së Shqipërisë mbi barazinë gjinore dhe të drejtat njerëzore të grave.
Personat me aftësi të kufizuara
U miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1201, datë 03.12.2009 “Për miratimin në parim të Konventës së OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”, që i hapi rrugën nënshkrimit të konventës së OKB , ratifikimi i kësaj konvente nga parlamenti shqiptar, që pritet nga fillimi i vitit 2011 i hap rrugën përmirësimit të kushteve të gjithë anshme dhe integrimin e kësaj kategorie në shoqërinë shqiptare. Ka filluar puna për rishikimin e Ndihmës Ekonomike për ta adresuar më mirë drejt shtresave më në nevojë dhe për të rritur efikasitetin e këtij instrumenti kundër varfërisë.
Pagat
Rritja e pagave si burim i mirëqenies së qytetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet i LSI dhe i qeverisë së koalicionit. Pagat e mjekëve rriten me 11 për qind; e infermierëve me 9 për qind; rrogat e mësuesve do të rriten me 6 për qind. Pagat e ushtarakëve nga 4 deri në 5.2 për qind. Pagat e ulëta rriten me 10 për qind
Pensionet
Të ardhurat totale mujore për pensionin e plotë minimal të pleqërisë llogariten jo më pak se 12840 lekë në muaj. Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit: nga 21052 lekë dhe bëhen 21880 lekë/muaj. Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit: ishte 7234 lekë dhe bëhet 7870 lekë /muaj. Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit: bëhen 10890 lekë muaj. Në këtë llogaritje nuk përfshihen ata pensionistë, të cilët përfitojnë kompensimin e energjisë prej 640L/muaj
Projekt Ligjin “Për statusin e moshës së tretë”, nismë e LSI, është nisur për mendim në ministritë e linjës dhe bëhet gati për tu dërguar në Këshillin e Ministrave për miratim.
Vazhdon puna për realizimin e marrëveshjeve për sigurimet shoqërore e shëndetësore, përveç Turqisë, me të cilën është nënshkruar marrëveshja ka filluar negocimi me Belgjikën e Hungarinë