Komiteti i Kushtetutës takim në Lezhë
Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vijuar bashkëbisedimin me qytetarë në Lezhë.
Gjatë këtij takimi, ku merrnin pjesë kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, nënkryetari i PAD-së, Arben Demeti, deputeti socialist Petro Koçi si dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Viktor Tusha, është bashkëbiseduar me të pranishmit për rreziqet që i vijnë demokracisë pas ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit. Kryetari i këtij komiteti, Artur Zheji, u shpreh se edhe shantazhi më i fundit që po bën Berisha ndaj Presidentit të Republikës, vjen pikërisht nga fuqitë e tepërta që iu dhanë natën e errët të 21 prillit, edhe me ndihmën e lidershipit aktual të PS-së. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta, sqaroi të pranishmit se Kushtetuta që miratuan socialistët në '98, ishte ajo Kushtetutë që na mbronte ne nga cilido që mund të lajthiste në krye të shtetit. Me nenet e ndryshuara ne kemi tani një kryeministër që qëndron sipër Parlamentit, gjyqësorit dhe Presidentit. "Gërdeci i ka kapur bashkë të dy, Berishën dhe Ramën, theksoi deputeti socialist Petro Koçi, ndaj jemi sot pranë jush për të kërkuar besëlidhjen tuaj që të shpëtojmë Shqipërinë nga dyshja e pakontrollueshme e pashallarëve Rama-Berisha". Ndërsa kreu i PDS-së, Paskal Milo tha se, "ajo që ka ndodhur në 21 prill është antireforma më e madhe që ka ndodhur në vend. Jam i bindur se procesi i referendumit do t'i shërbejë mbrojtjes së aspiratës tonë evropiane".