E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Big Brother”, ja çmimet që do ndahen për humbësit

 

Epremtja në Top Channel, pritet të rikthejë sërish emocionet dhe debatet e spektaklit që u finalizua të dielën. Post-Big
Brother, spektakli i premtuar nga Arbana Osmani në fundjavë mund të kthehet në një “fushëbetejë” mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Shfaqja e disa imazheve të papublikuara më parë dhe opinionet që kanë thënë
banorët për njëri-tjetrin ka gjasa që të jenë edhe tema më e nxehtë e takimit të fundit televiziv të 18 protagonistëve të
edicionit të parë të “Big Brother”. Por si gjithmonë, pas lajmeve të këqija vjen edhe një lajm i mirë, për faktin se organizatorët e spektaklit kanë vendosur që të japin edhe disa çmime për konkurrentët, që nuk ka pikë dyshimi që do të ngjallin interesin e publikut dhe do të rindezin garën mes banorëve. Burime të afërta pranë stafit realizues kanë
pohuar për suplementin “Gossip”, se do të jepen plot pesë çmime të tjera, përveç atij prej 50 mijë eurosh,
që tashmë ndodhet në duart e Arbrit. Një çmim, që është edhe më i madhi, do të jetë rreth 10 mijë euro, por jo lekë, por i konvertuar në një makinë Citroen, ndër çmimet e tjera do të jenë dy vende pune në Top Media si dhe dy specializime për dy nga banorë jashtë vendit, por dhe të tjera surpriza pritet që të jenë pjesë e aventurës së papërfunduar të atyre që kanë
menduar se loja tashmë ka mbaruar, pritet të ngjallin kuriozitetin e teleshikuesve të premten. Megjithatë, një nga pjesët më interesante të spektaklit do të jetë edhe shfaqja e momenteve kur banorët kanë folur për njëri-tjetrin, opinione për veprime që ata i kanë kryer në shtëpi, të cilat do të ballafaqohen dhe komentohen nga secili prej tyre, qoftë edhe për ata që deri tani mund t’i kenë quajtur si miqtë e tyre më të ngushtë. Formati i post-Big Brother ose “Grande Fratello”, ka pasur një audiencë rekord vetëm dy muaj më parë në “Canale 5” në Itali, duke u bërë shkak për debate mes banorëve, fenomen ky i pritshëm mes protagonistëve shqiptarë.

SONTE FESTA E ÇIMIT

Por duket se që nga dita që kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, jeta e natës për banorët ka qenë shumë intensive. E tillë pritet të jetë edhe kjo fundjavë në një prej lokaleve të kryeqytetit, ky Shkëlqimi pritet që të organizojë një festë të madhe, për të mbledhur të gjithë konkurrentët, jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për të kujtuar momentet më pikante që kanë përjetuar nën të njëjtën shtëpi për plot 3 muaj 18 protagonistët e Big Brother. Pritet që në festë të jenë
të pranishëm miqtë e tij më të afërt, mes të cilave nuk ka pikë dyshimi që Poli, Ina, Visi dhe Julinda, do të jenë në qendër të vëmendjes, kjo më shumë për faktin,pasi këta të fundit, janë parë më shpesh së bashku nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas daljes nga gara, Shkëlqimi nuk ka munguar me praninë e tij në ekran, madje është shfaqur në disa emisione
televizive, për të dhënë opionin e tij, mbi fenomene të ndryshme të shoqërisë, ndërkohë vihet re se ai është
shumë i kujdesshëm për sa i takon look-ut të tij, të cilin e kuron me mjaft kujdes.

Juli me Arbrin, kafe në orarin e punës

Pak pas mesditës fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, Arbri është parë me Julindën, duke pirë kafe në një prej
lokaleve në qendër të kryeqytetit, pikërisht një kat më sipër punës së mikeshës së tij. Ata kanë preferuar që bisedën ta kenë shumë private, aq sa kanë preferuar që të akomodohen në një vend, ku numri i klientëve ishte paksa i kufizuar. Kjo është hera e parë që ata  akohen të dy vetëm për vetëm. Gjë që të  bën të mendosh se ata kanë preferuar që të jenë vetëm me njëri-tjetrin dhe pa praninë e miqve të tjerë. Biseda e tyre ka vijuar rreth 1 orë, ndërkohë që më pas në të njëjtën tryezë është ulur edhe një tjetër vajze, e cila është punonjëse e televizionit “Top Channel”, duke i detyruar të dy miqtë që të ndërpresin bisedën private.

Olsi dhe Romina, pëlqejnë birrat

Edhe pse brenda shtëpisë kanë qenë  kundër njëri-tjetrit,dje në fakt kanë konfirmuar të kundërtën. Bëhet fjalë për
Rominën dhe Olsin, të cilët janë ulur në një lokal, vetëm një kat më lart atij ku ndodhej Julinda me Arbrin dhe kanë
shijuar nga një gotë birrë dhe cigare, përveç bisedës, e cila ka qenë shumë spontane. Pa e vrarë aspak mendjen
për praninë e syve kureshtarë, të cilëve u tërhoqën vëmendjen sapo shkelën në lokal, Romi dhe Olsi janë pozicionuar
në banakun e barit, ndërkohë pak minuta më pas aty u shfaq një tjetër personazh po kaq karizmatik, pikërisht, Jonida. Më
e çuditshme ka qenë mungesa e Najadës, e cila një ditë më parë është u shfaq me Olsin në bordin e një autoveture
“Benz” A Class.

SARAH JESSICA PARKER “Kurrë më filma nudo”

Aktorja Sarah Jessica  Parker, që ndodhet aktualisht në qendër të vëmendjes me premierën e filmit “Sex and the City”,
ka deklaruar se këtej e tutje, nuk do të shfaqet më nudo në asnjë film,sado i paguar të jetë ai,madje ka theksuar se
do të kundërshtojë këto  marrëveshje, edhe në rast se do të përdoret një dublante. “Jam një njeri modest, ka deklaruar
Sarah Jessica Parker, por nuk jam krenare për pamjen time. Nuk do të pranoj çfarëdo shifre, qoftë edhe nëse dikush do të luajë dublanten time për imazhet nudo, këto do të jenë rregullat e reja të kontratës”.  Filmi ka filluar të shfaqet këto ditë në kinema dhe kritikët kanë deklaruar se, fitimet që pritet të vijnë nga ky produksion, ka gjasa të jenë më të lartat e viteve të fundit.

ALTIN SHIRA ndahet nga gruaja

Këngëtari Altin Shira ndahet zyrtarisht nga bashkëshortja. Lajmi është konfirmuar pranë gjykatës, ku edhe është
zhvilluar procesi i divorcit, por duket se pas kësaj fshihet një tjetër arsye e fortë që edhe ka shkaktuar ndarjen
e çiftit. Flitet se arsyeja e ndarjes së tyre është një njohje që këngëtari ka pasur me një vajzë greke, madje thuhet se
kjo lidhje e re mund t’i garantojë Shirës edhe dokumente qëndrimi në tokën helene. Duket se kriza mes çiftit ka filluar
kohë më parë, pasi një vit më parë u përfol i njëjti lajm, por duket se çështja është zgjidhur mes këngëtarit dhe
bashkëshortit, pa qenë e nevojshme që ata t’i drejtoheshin dyerve të gjykatës.

GENTIAN ZENELAJ Lamtumirë pushime...!

Nëse aktorët e tjerë të varietesë humoristike “Portokalli”, prej ditësh kanë ndalur frymën në bregdet, fill pas përfundimit të regjistrimeve të puntatës së fundit, Gent Zenelaj, duket se ka hequr dorë nga pushimet. Shkak kanë qenë xhirimet
e një filmi i cili sapo ka nisur dhe duhet që aktori i talentuar të jetë më shumë në sheshxhirime, sesa pranë familjes së tij, ndaj edhe nuk bëhet fjalë që gjatë kësaj periudhe ai të mendojë ndonjë ditë pushimi në bregdet. E shumta që bën dhe ndihet mjaft mirë, është fakti se Genti të paktën gjen pak kohë për të qenë pranë familjes së tij, së cilës pak kohë më parë iu shtua edhe një tjetër anëtar. Por duket se impenjimet në karrierë për momentin mbeten në vend të parë për Gentianin, kjo edhe duke iu referuar karrierës së tij, e cila së fundmi ka pasur një rritje të dukshme, fakt ky i cili përkthehet
automatikisht edhe në pagesa të pëlqyeshme. Ai pritet që të jetë pjesë e një kasti të njohur aktorësh të cilët po realizojnë
një film, një pjesë e xhirimeve së të cilit ka shumë mundësi të realizohen jashtë vendit, shkak ky që e ka detyruar
atë, që për këtë sezon të mos planifikojë pushime verore. Ndërkohë që pas përfundimit të xhirimeve ai do të jetë sërishi pranishëm në Tiranë,pasi në vjeshtë, nuk ka pikë dyshimi që do të jetë sërish në grupin e aktorëve të “Portokalli”,përgatitjet e të cilit, pritet të nisin rreth muajit tetor, kur starton edhe sezoni i ri televiziv. Pak para nisjes së xhirimeve të filmit, Zenelaj është parë i vetëm duke pirë kafe në lagjen e tij, ndërkohë që gjatë gjithë kohës
ka shkëmbyer mesazhe në celular. Megjithatë, miqtë e tij pohojnë se sapo të gjejë sadopak kohë të lirë, ai ka planifikuar
që të shkëputet për pak ditë relaksi në bregdet me bashkëshorten dhe djalin e tij, për të kaluar ditët e para
të stinës së verës, që fëmija e tyre po jeton që kur ka ardhur në jetë. Megjithatë, nëse mendoni se Gentiani
do të jetë shumë i zënë, aq sa për të mos i dëgjuar zërin kurrkund, në fakt ai do të jetë i pranishëm pa pikë
dyshimi në emisionin “Rikoshet” me një program mjaft popullor, i emetuar nga “Top Albania Radio”, një
emision me batuta të shumta dhe humor, që transmetohet çdo të martë nga ora 10:00-12:00, një emision të cilin ai e
drejton së bashku me Ermal Mamaqin dhe Julian Dedën, treshja më e pëlqyer në “Portokalli”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›