Berisha: Jam i kënaqur me ministrat e LSI

Tiranë, 22 Janar - Jam plotësisht i kënaqur me
ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe shoh një përgjegjësi dhe
kompetencë të plotë nga ana e këtyre ministrave në detyrën që i janë ngarkuar.
Ky ishte vlerësimi që bëri kryeministri Sali
Berisha në një intervistë televizive që ka dhënë për Ntv, të cilën pas pak orësh
e gjeni të zbardhur të plotë.
Berisha në vitin 2002, pas kontestimit të
zgjedhjeve, në një intervistë i ishte referuar z. Meta duke e krahasuar me
Mehmet Shehun, madje sipas tij, z. Meta mburrej me këtë.
Për këtë fakt, Berisha u përgjigj kështu: Tani
viti 2001 është shumë vite larg 2010-ës, po të marrim parasysh shpejtësinë e
këtyre viteve, i bie të jetë 28 vite larg.
Sakaq, shefi i qeverisë ka folur edhe për
bojkotin e opozitës. Ai ishte shprehur se në 5 mars opozita, në rast se nuk
është në parlament, ka zëvendësim të mandateve.
Me ligj zëvendësimi i mandateve bëhet nga
KQZ-ja. Berisha tha se ky zëvendësim mandatesh nuk përcaktohet në mënyrë
absolute nga shumica, s'ka lidhje me shumicën. Nuk përcaktohet kategorikisht
nga KQZ-ja. Në këtë vend dhe në çdo vend të lirë nuk ka gjë më të mbrojtur se
mandati.
Në rastin konkret, Berisha tha se kemi të
bëjmë me një vendim të deputetëve socialistë për të mos ushtruar, sipas përcaktimeve
kushtetuese të vendit, detyrën e tyre dhe shtoi: Të dy klauzolat e
Kushtetutës që imponohen në datën 4 mars, janë që të dyja vullnet vetëm i
deputetit dhe askujt tjetër, as i shumicës, as i gjykatës, as i KQZ-së, as i
parlamentit.
Vijon me intervistën e plotë