E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Deklaratat e Ramës janë alarmante

Tiranë, 22 janar NOA Zëvendëskryeministri dhe
njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta, e ka quajtur alarmante deklaratën e
kreut të opozitës Edi Rama për përmbysjen e pushtetit me dhunë dhe për përmbysjen
e kutive bashkë me qeverinë.

Deklaratat e djeshme të z. Rama për
përmbysjen e pushtetit me dhunë, dhe për përmbysjen e kutive bashkë me qeverinë
janë vërtetë alarmante dhe lënë për të kuptuar degradimin e politikës së
partisë më të madhe të opozitës e cila në një moment kur të gjithë shqiptarët
presin dhe kërkojnë bashkëpunim për të shpejtuar ditën e liberalizimit të
vizave, kur u kërkohet nga të gjithë shqiptarët por dhe nga partnerët tanë
evropianë dhe ndërkombëtarë që të përfshihen në proçesin e përgjigjeve të
Pyetësorit të Komisionit Europian dhe në proçesin e përgatitjes së Shqipërisë
për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, bëjnë thirrje për tu kthyer në
vitet 90 për të rrëzuar qeverinë dhe pushtetin me demonstrata dhe përmes
rrugës tha sot para gazetarëve, Meta.

Me tej Meta deklaroi se ngritja e komisionit hetimor
parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit është në radhë të parë një
kërkesë e vetë Qeverisë dhe mazhorancës e cila ka bërë publike vullnetin e saj
për transparencë të plotë për të hetuar për gjithçka e cila ka të bëjë
natyrisht me ato pretendime që janë ngritur nga opozita por që nuk cenojnë
Kushtetutën dhe nuk cenojnë pavarësinë e Gjykatave.

Madje ai deklaroi se mazhoranca dhe qeveria është
e gatshme ti japë edhe shumicën në këtë komision opozitës, gjë që nuk është e
zakonshme sepse shumica gjithmonë i takon mazhorancës.

k.k/NOA 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›