“Sulmet ndaj Bamir Topit,luftë në korridoret e PD”
Ajo që po ndodh ka të bëjë me një situatë që unë do ta quaja "post Berisha". Është e qartë se ka më shumë se një arsye, që Bamir Topit dikush t'ia ketë frikën që nesër në pozitën e ish- Presidentit, do të jetë një figurë jo pak e rëndësishme në politikën e djathtë
Nuk besoj se jemi duke pritur mollën. Ajo që po bëjmë tani është përpjekja për të bërë të pamundur rrëzimin për herë të dytë të pemës. Do të doja që shpjegimi të ishte i një natyre të tillë, të thjeshtë, siç është përpjekur dhe Lubonja në komentin e tij, në marrëdhëniet e maxhorancës dhe opozitës sipas këndvështrimit të tij. Në Shqipëri asnjëherë opozita nuk e ka rrëzuar maxhorancën, gjithmonë është Qeveria ajo që bie vetë dhe nuk është opozita ajo që rrëzon Qeverinë. Në këtë kontekst mendoj se ajo që mund të konsiderohet si shqetësim i mirëfilltë, është fakti se në çdo rast opozita duhet të përgatitet për herë të dytë të rimarrë një mision krize ashtu si në 1997, nëse do të kemi një largim, shpresoj të një natyre më të butë të doktor Berishës nga pushteti. Unë jam i bindur, të paktën për atë informacion që unë kam, se situata nuk është as rozë as blu, është një situatë tepër delikate, e cila nëse nuk do të ishin të ardhurat e emigracionit, Shqipëria do të ishte aktualisht në një situatë më të keqe se ajo e Greqisë.
Në këto kushte, në ç'mënyrë Partia Socialiste mendon "të mundë" Sali Berishën, kujtoj këtu se opozita e ka arritur këtë mision edhe në 1992 në zgjedhjet vendore, por dhe në 1994, në referendumin për Kushtetutën dhe pse PS-ja ishte pa kryetar, pas burgosjes së Fatos Nanos?
Kundërshtari më i madh i Sali Berishës është vetë Sali Berisha. Nuk mendoj se PS-ja është duke përjetuar ndonjë krizë të vetën përballë pyetjes sesi do ta mundë atë. Po e përsëris, se opozita e majtë, në një mënyrë apo në një tjetër, po përgatitet për misionin e saj të dytë anti-krizë, që do të sjellë largimi i Berishës nga pushteti. Do të doja shumë të ishte ndryshe, një matematikë votash dhe një stafetë pushteti dhe vetëm kaq, ku secili do t'i jepte dorën tjetrit për të thënë se "deri këtu e solla unë, tani vazhdo ti!" Ajo që unë kuptoj në vazhdim është se situata do të jetë shumë herë më e komplikuar. Aktualisht, ekonomia shqiptare nuk është më ajo e '97 dhe marrëdhëniet e brendshme të shtetit shqiptar, me individët e pasur dhe të varfër, shfaqet shumëplanëshe dhe shumë e komplikuar. Shoqëria shqiptare po shkon drejt një polarizimi ekstrem, që lëkundet midis një 10% të pasur dhe një 90% ose në kushte mesatare jetese ose në kushte të kufirit të jetesës dhe kur dëgjon në plan të dytë të kësaj historie, thirrjet e Kryeministrit aktual se Shqipëria nuk është në krizë, është për fat të keq një politikë, e cila edhe për arsye individuale është kthyer në një natyrë të dytë të PD-së, një jetë e dyfishtë, e cila në përgjithësi e ka rraskapitur dhe do ta rraskapisë filozofinë e së djathtës në Shqipëri.
Në këto kushte jemi 9 muaj para zgjedhjeve vendore. Si po përgatitet PS-ja? Do të kemi një shkrirje të partive të koalicionit të majtë brenda PS, kam parasysh me G99 për të cilën ka një dëshirë të përbashkët, apo dhe me partitë e tjera ku ju e keni shprehur kohë më parë si një federatë e majtë?
Aktualisht marrëdhëniet e PS-së me partitë e tjera aleate mund të konsiderohen të mira dhe shumë të mira. Ajo që dua të nënvizoj unë, është fakti se nuk ka një formulë strikte për mënyrën sesi do të bashkëpunojë PS-ja me partitë e tjera opozitare dhe për faktin se koalicioni i saj opozitar ka në vetvete dhe parti të spektrit të djathtë. Me partitë e majta mund të funksionojë fenomeni i shkrirjes, ndërsa me të tjerat mund të ndërtohet një marrëdhënie tjetër. PS nuk është ajo që do të marrë vendimin se si do të sillen të tjerët me të. Janë të tjerët ata që duhet të vendosin se si do t'i kenë raportet me PS-në.
Mund të shkojmë në atë që ju e keni cilësuar federatë e majtë dhe punuar për disa kohë dhe me kreun e PSD-së, Gjinushi për këtë?
Nuk besoj se do orientohemi me nocione federatë apo konfederatë, por që do të ketë një marrëdhënie dhe marrëveshje njëkohësisht të re brenda opozitës, duke pasur parasysh dhe ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin politik. Kjo vjen dhe si domethënie e asaj që është realizuar brenda opozitës, por dhe marrëdhënieve të reja që ndryshimet kushtetuese kanë krijuar me politikën në përgjithësi.