Berisha: Javën që vjen qeveria do të shpallë skemën për rimbursimin e çmimit për letërnjoftimet

Kryeministri Berisha ftoi opozitën që të ndihmojë në procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime
Në ditën e dytë të vizitës në rrethin e Korçës, Kryeministri Berisha vizitoi sot qendrën e aplikimit për letërnjoftimet në komunën e Cëravës. Në këtë qendër, Kryeministri Berisha u takua dhe diskutoi me banorë të këtij fshati, të cilën po kryenin aplikimin për t’u pajisur me letërnjoftime. Duke i përgëzuar për sensibilizimin që po tregojnë, Kryeministri Berisha i nxiti banorët që të vazhdojnë aplikimin, në mënyrë që të gjithë të ndihemi qytetarë të barabartë me qytetarët evropianë.
Kryeministri Berisha i siguroi qytetarët se qeveria po ndërmerr të gjitha masat, me qëllim që javën që vjen të shpallet skema e përshpejtimit të procesit të rimbursimit të çmimit që qytetarët meritojnë nga aplikimi. “Unë ju siguroj se qeveria do t’i përmbahet pikë për pikë zotimit të saj për rimbursimin e çmimit për kartat e identitetit. Qeveria në një kohë shumë të shkurtër do t’ua kompensojë të gjithë vlerën monetare, ashtu sikurse ajo ka premtuar. Po merren të gjitha masat me qëllim që javën që vjen ne të shpallim skemën e përshpejtimit të plotë të procesit të rimbursimit të shumave që qytetarët meritojnë nga aplikimi i tyre”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Gjithashtu, Kryeministri ftoi opozitën që të ndihmojë në këtë proces. “Unë ftoj opozitën ti bashkëngjitet këtij procesi. Do të ishte mirë që deklaratat e tyre të përditshme të shndërroheshin me kontrolle në kuadrin e Komisionit Parlamentar ose do të ishte mirë që të deklaratat e tyre të ishin më pak politike. Opozita ka pushtetin vendor në qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe qytetet e mëdha kanë një numër shumë të madh popullate, kanë qendra të shumta aplikimi për letërnjoftime. Pra, është mirë që të lëmë zyrtarët vendorë që të shprehin shqetësimet e tyre, në rast se ka. Ata të shprehin mendimet pavarësisht se cilit spektër politik i përkasin. Por, ata nuk duhet të politizojnë gjërat, të cilat mendoj se nuk janë as interes i opozitës”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Pas vizitës në qendrën e aplikimit për letërnjoftimet në komunën e Cëravës, Kryeministri Berisha u shpreh;
“Erdha këtu për të përshëndetur qytetarët e Cëravës dhe për të ndjekur nga afër procesin e aplikimit të tyre për letërnjoftimet. Sot është ditë e shtunë, zyra po funksionon plotësisht dhe një numër jo i vogël qytetarësh ndodhen këtu për të aplikuar për pajisjen me letërnjoftime. Kjo zyrë ka nisur punën dy javë më parë dhe gjatë kësaj periudhe janë bërë rreth 300 aplikime. Më informojnë se kanë aplikuar vetëm ata qytetarë, të cilët nuk kanë pasaportë. Gjithashtu, më informojnë se ky proces përfundon plotësisht në mesin e muajit maj. Ne përputhje me urdhrin, kjo zyrë do të punojë gjatë fundjavës, si edhe në ditë në ditët e pushimit të festave. Këto janë ditët më të përshtatshme për zonat rurale sepse banorët e kësaj zone punojnë në punëra të lodhshme gjatë javës dhe kanë të përshtatshme vetëm ditët e pushimit për të aplikuar. Nga informacionet që marr mund t’ju them se procesi po ecën shumë mirë. Madje, ka komuna që i kanë përfunduar aplikimet për të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaporta dhe ndërkohë kërkojnë nga qeveria që të amendojë vendimin, në mënyrë që në ato qendra që përfundon ky proces t’u hapet drita jeshile për të nisur aplikimet për qytetarët që i kanë pasaportat. Edhe një herë, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për letërnjoftimet. Unë ju siguroj se qeveria do t’i përmbahet pikë për pikë zotimit të saj për rimbursimin e çmimit për kartat e identitetit. Qeveria në një kohë shumë të shkurtër do t’ua kompensojë të gjithë vlerën monetare, ashtu sikurse ajo ka premtuar. Po merren të gjitha masat me qëllim që javën që vjen ne të shpallim skemën e përshpejtimit të plotë të procesit të rimbursimit të shumave që qytetarët meritojnë nga aplikimi i tyre. Ashtu siç është thënë edhe më parë, në bazë të kritereve të përcaktuara do të rimbursohen pensionistët, për qytetarët me ndihmë ekonomike me 2 mijë lekë, për studentët me 2 mijë lekë, ndërsa për komunitetin rom, egjiptian dhe tetraplegjikët do të jenë falas.
Unë ftoj opozitën ti bashkëngjitet këtij procesi. Do të ishte mirë që deklaratat e tyre të përditshme të shndërroheshin në kontrolle në kuader të Komisionit Parlamentar ose do të ishte mirë që të deklaratat e tyre të ishin më pak politike. Opozita ka pushtetin vendor në qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe qytetet e mëdha kanë një numër shumë të madh popullate, kanë qendra të shumta aplikimi për letërnjoftimet. Pra, është mirë që të lëmë zyrtarët vendorë që të shprehin shqetësimet e tyre, në rast se ka. Ata duhet të shprehim mendimet pavarësisht se cilit spektër politik i përkasin, por ata nuk duhet të politizojnë gjërat, të cilat mendoj se nuk janë as interes i opozitës.
Vendimi im është që kjo qeveri ka interes absolut për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj, pres që t’u dëshmoj të gjithë qytetarëve se kjo qeveri ia doli me përkushtim të madh të respektojë vullnetin e tyre të lirë. Ia doli që ata të votojmë si qytetarë evropianë. Nga ana tjetër, nuk asnjë që nuk ka interes për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj, unë mendoj se nuk duhet të ketë deklarata të përditshme pesimiste prej tyre, sepse siç po shohim, këtu dhe në të gjithë vendin, ka plot qytetarë që po aplikojnë. Në Tiranë nga 80 mijë qytetarë pa pasaporta, para datës 1 prill 60 mijë prej tyre kishin aplikuar dhe pas kësaj date vendimi i qeverisë ka ndaluar aplikimet për personat që kanë pasaporta. Ndaj, unë i përshëndes dhe i ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që të shkojnë të aplikojnë. Njëkohësit, i garantoj se qeveria po harton skemën e kryerjes së menjëhershme të skemës së rimbursimit për ta.
Pyetje: Zoti Kryeministër, opozita ka deklaruar dje se qeveria duhet të pranojë dështimin në këtë proces dhe të japë opsione të reja. Me këtë ata nënkuptojnë shtyrje të zgjedhjeve ose krijimin e një qeverie teknike.
Kryeministri Berisha: Në fakt këto janë deklarata në kuadrin e një përpjekjeje shkurajuese. Por, unë shoh që ka një seri komunash ku të gjithë qytetarët pa pasaporta kanë aplikuar. Dhe, jam i sigurt që ata janë qytetarë të të gjitha spektrave politikë. Nuk duhet të ndjellim pesimizëm dhe dëshpërim në një akt shumë të rëndësishëm, akt me të cilin këta qytetarë, si në Cërave dhe në të gjithë Shqipërinë, do të kenë letërnjoftimin e teknologjisë më të lartë, njësoj si qytetarët e Berlinit, Londrës apo Parisit. Kjo është merita e këtij procesi. Ndaj, unë e ftoj opozitën që ta ndihmojë këtë proces. Qeveritarët vendorë të opozitës, të cilët e kanë në dorë procesin në qytetet e mëdha të vendit le të shprehen për çdo shqetësim që lind dhe në këtë mënyrë ne mund të korrigjojmë me shpejtësi procesin.
...