E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania shleu borxhet para privatizimit

Plani

Kompania “Albpetrol” ka mundur të shlyejë rreth 8.1 milionë dollarë detyrime ndaj buxhetit të shtetit në katër muaj. Shifrat e publikuara nga ministria pak ditë më parë, tregonin se kompania ka prodhuar 50.328 tonë naftë në katër muajt e parë të vitit 2010, nga 45.905 tonë të programuar, ose e thënë në përqindje, paraqitet me realizim 109.64 për qind. Prodhimi total i naftës, përfshirë edhe atë që vetë kompania përfiton nga marrëveshjet hidrokarbure, është realizuar 78.285 tonë nga 76.557 tonë të programuar, ose 102.26 për qind. “Mbështetur në treguesit operativë nga përllogaritjet rezulton se kompania ka realizuar shpenzime në masën 23.15 milionë dollarë dhe të ardhura në masën 26.23 milionë dollarë, duke realizuar një fitim prej 2.08 milionë dollarë”, konfirmon ministria. Për sa u përket marrëdhënieve të “Albpetrol” me kompanitë e huaja, në informacionin dërguar Ministrisë së Ekonomisë thuhet se, raportet janë korrekte dhe palët gëzojnë një partneritet pozitiv. Ministria e Ekonomisë ka nisur prej katër muajsh procesin e privatizimit të kompanisë, duke filluar me gjetjen e konsulentit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›