Berisha: Jemi ‘pro‘ heqjes së imunitetit të Mediut
Mazhoranca, e gjitha pro heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut. Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar se i qëndron plotësisht divizës për hapjen e rrugës së hetimit nga prokuroria për heqje të imunitetit të çdo zyrtari të lartë. "Vetëm deklaratat politike të deputetëve nuk mund të hetohen, ndërsa për pjesën tjetër, prokuroria ka fushë të lirë veprimi". Kështu është shprehur dje kreu i qeverisë, duke garantuar se mazhoranca do të votojë çdo kërkesë të prokurorisë për heqje imuniteti. Duke marrë shembuj edhe nga praktika amerikane, Berisha ka theksuar se edhe kongresmenët apo senatorët amerikanë nuk kanë imunitet, përveç fjalës që mbajnë në platformën e Senatit dhe Kongresit. "Standardi i kësaj mazhorance është; përgjigje çdo kërkese të prokurorisë, përveç atyre që janë politike. Besoj se edhe opozita do t‘i bashkohet qëndrimit tonë", tha Berisha.