Gjinushi: Gabimet e Ramës dhe Metës
Opozitarët janë të aftë të ndahen për 24 orë, ndërsa hezitojnë të bashkohen. Në një intervistë për "Shqip", kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, analizon situatën e fundit politike në gjirin e së majtës. Drejtuesit e PS dhe LSI, në këndvështrimin e tij e gëzohen kur gjejnë motive për t‘u ndarë dhe kur bëhet fjala për bashkim, thonë se s‘është koha.
Zoti Gjinushi, para pak ditësh Kuvendi kaloi paketën e ndryshimeve kushtetuese, ndonëse me kundërshti nga një pjesë e politikës. Si do ta përshkruanit këtë që ndodhi?
Ajo është përshkruar tashmë, dihet se është një iniciativë antikushtetuese e PD-së. Tregon qartë edhe një herë se kryetari i PD-së është i papajtueshëm me çdo rend kushtetues dhe nuk është rastësi apo mungesë përvoje ajo çka ka ndodhur në vitin 1994. Kohë kur në mënyrë konsekuente ai përpiqej të bënte një Kushtetutë të papërshtatshme për një demokraci solide. Ne si PSD shohim se kishim të drejtë që kundërshtonim atë projekt. Të njëjtën lojë ai ka bërë edhe në vitin 1998, kur organizoi deri grusht shteti vetëm që Shqipëria mos të bëhej me Kushtetutë. Tani meqë ju dha rasti të kushtëzonte reformën zgjedhore me pazare kushtetuese, ai e shfrytëzoi këtë rast për të atakuar në dy-tre nene Kushtetutën. Pra kjo procedurë s‘ka nevojë për koment. Për gjashtë ditë nuk ndryshohen as neni për ligjin e taksave, tatimeve apo çështje të tjera më të thjeshta. Aq më tepër që nga përmbajtja kuptohet se qëllimi i këtyre ndryshimeve ka të bëjë me dobësimin e Presidentit, pavarësisht nga emri. Këtu preket një nga thembrat e Akilit të Kushtetutës dhe për të vetmen arsye se Berisha nuk mund të kuptojë asnjë institucion mbi postin që ai ka në një moment të caktuar. Kur ishte President ai deshi që gjithçka të ishte nën të dhe këmbëngulte që Presidenti të ishte edhe Kryeministër, kur ai dëshiron. Kjo ka qenë edhe Kushtetuta e vitit 1994, pra ajo çka ishte projektuar. Tani që Berisha është Kryeministër, kërkon që Presidenti të jetë një shtojcë e qeverisë, pra një prej 14 apo 15 ministrave që caktohen. Ta vendosë pak a shumë "nën nivelin e ministrit të drejtësisë" që e heq dhe e vë sa herë do.
Nisur nga numri i votave që mori paketa, duket qartë se PS i dha mbështetje të plotë kësaj pakete. A mendoni se gaboi zoti Rama dhe Partia Socialiste?
Këtu nuk ka nevojë të numërosh votat për të kuptuar nëse PS i dha apo jo mbështetje. Ka një iniciativë të socialistëve për të ndryshuar sistemin zgjedhor në Kushtetutë dhe kjo ishte arsyeja se pse Kuvendi u fut në iniciativën e ndryshimeve kushtetuese. Por duhet kuptuar se Kushtetuta nuk është si një ligj ku edhe po shpëtoi diçka, mund të shfrytëzohet rasti për të bërë amendime të reja. Nisma për Kushtetutën do amendament më vete, pra nuk mund të justifikohet se meqenëse po ndryshojmë sistemin zgjedhor, hajde të ndryshojmë edhe sistemin politik, të drejtësisë apo ndonjë kapitull tjetër të Kushtetutës. Këtë rast PD-ja e shfrytëzoi për të realizuar disa qëllime të vetat, të cilat i shpreh në mënyrë delirante kur thotë se ndryshoi 70% e Kushtetutës. Ai nuk di se çfarë janë përqindjet, pasi dy nene nuk prekin kurrë 70% të Kushtetutës. E çuan te viti 1994, por është e kundërta; atëherë kërkohej të ishte Kryeministri shtojcë e Presidentit dhe tani është e anasjella. Megjithatë u shfrytëzua kjo konjukturë nga Berisha për të realizuar një veprim të papërgjegjshëm. Kjo pasi një Kryeministër as nuk forcohet e as nuk dobësohet nga mënyra se si bëhet mocioni, pra ndryshimet e bëra për mocionet janë bërë nga mendjet e sëmura. Këto mendje janë me idenë se pushtetin po e more duhet ta mbash me çdo kusht. Ndërsa në demokraci është fare e thjeshtë, si çdo gjë në ekonominë e tregut, që një post mbahet për sa kohë ke një rezultat dhe dorëzohet që të nesërmen që t‘i dështon. Kjo ndodh që nga kioskat e vogla, që hapin një aktivitet dhe nëse dalin me humbje mbyllen, nëse kanë fitim, vazhdojnë. Kështu është edhe me qeverinë dhe Kryeministrin, veçse në Shqipëri. Këtu fatkeqësisht ka filluar të mbizotërojë ideja se po e more pushtetin duhet ta gëzosh për katër vjet se ke votën e popullit. Çuditërisht ndonjë pjesë e popullit në naivitet, injorancë apo për interesa të ngushta, thotë se ky e ka marrë pushtetin për katër vjet dhe duhet të rrijë për katër vjet. Ashtu sikurse ka edhe servilë që thonë se nuk mund të rrëzohet Kryeministri me aleanca fluide kur duhet, se edhe ato krijohen kur kemi një Kryeministër të dështuar. Një Kryeministër i suksesshëm nuk vjen duke dobësuar shumicën e tij, por duke e zgjeruar, pasi shumica vjen së pari nga opinioni publik. Pra nuk është sekret si kaloi kjo paketë dhe tani mund të diskutojmë vetëm pasojat e saj. Ato kanë të bëjnë me cenimin e Kushtetutës në dy drejtime: së pari që ka efekte negative për cenimin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit dhe që nesër mund të ketë një kosto; së dyti është një obsedim që një Kryeministër i dështuar pas Gërdecit vret mendjen si të kapet pas mocioneve.
A është i justifikueshëm qëndrimi i zotit Rama dhe Partisë Socialiste në këtë marrëveshje?
Justifikime apo pa justifikime ky tanimë është një kapitull i mbyllur në kuptimin se çfarë ndodhi. Problemi është çfarë do ndodhë e çfarë do bëhet më tej. Vazhdon ideja që merret media më shumë me opozitën, se sa qeverinë, dhe kjo është e çuditshme, sepse në fund të fundit njerëzit janë të interesuar për qeverisjen. Edhe kur merren me opozitën, diskutojnë nëse është kjo opozitë në gjendje të zëvendësojë qeverinë, a ka ndryshim për ardhjen e saj në pushtet. Të mos vlerësohet opozita vetëm se sa u duroi sherreve, bëmave apo shantazheve të pushtetit. Sigurisht që ne e kemi shprehur opinionin tonë, nëse duhej të shkëmbehej sistemi me këto ndryshime kushtetuese dhe mendojmë se absolutisht nuk kishte pse të bashkohej. E marrë formalisht kjo nuk i sjell ndonjë dëm të majtës, por është vazhdimi i hapjes rrugë kësaj shumice, e cila jo vetëm nuk duhet të mendonte të forconte pozitat, por të largohej. Me ngjarjen e Gërdecit doli hapur dhe kulmoi fakti se kjo qeveri është e dështuar totalisht. U vërtetua për herë të tretë ajo çka PSD ka thënë që në vitin 2005, që rikthimi i Berishës është një kthim në vitet 1992-1997. Ai do ndjekë të njëjtat politika, të njëjtën mënyrë qeverisjeje, njeh vetëm qeverisjen arbitrare të mbështetur mbi antireforma. Përgjigjja e djeshme e Barrozos është më se e qartë, se s‘ka reforma. Pas një periudhe suksesesh të papara, sipas Berishës, pasi Shqipëria ishte më afër se kurrë, Brukseli tha se duhet të bëjmë reforma. Pra flitet në formën kushtore dhe nuk thuhet: Dakord, keni bërë këtë reformë dhe s‘keni bërë ende këtë tjetrën. Kjo qeveri e nisi dhe e bitisi duke i thënë "duhet të bëni reforma, duhet të tregoni vullnet për realizimin e tyre". Tanimë kuptohet se është e dështuar e gjithë shumica, pasi ajo në vend që të ndryshonte qeverinë e të largonte Berishën, u bë bashkëfajtore. Ai po ua bën mirë, pasi e mbështetën në këto bëma, fajtorët i gjen tek aleatët. Të korruptuarit dhe kriminelët e tij mbahen në pushtet, rehabilitohen, kurse të tjerët implikohen me shkak e pa shkak.
Ju insistoni te largimi i Berishës, por a është e aftë kjo opozitë e përçarë të marrë pushtetin?
Nëse opozita është e përçarë, me konflikte e përplasje, nuk është gjë e re. Ajo s‘ka qenë ndonjëherë e ngjitur plotësisht. Dihet se bashkëpunimi me LSI-në ka qenë gjithnjë i vështirë dhe ndaj kaluam në opozitë. Por e djathta është akoma më e përçarë, duke qenë një konglomerat të inkriminuarish. Ke një qeveri me dy ministra pa imunitet, dy afera nga më të rëndat pa precedent. Gërdeci është trafik armësh dhe vrasje në emër të trafikut, ndërsa Durrës-Kukësi është një gropë e zezë ku vazhdon vjedhja dhe shpërdorimi i fondeve. Ke dy ministra të dorëhequr që kanë kundërshtuar këto politika, njëri se e përgjuan dhe tjetri për shkak se është kundër klaneve. Kemi tetë apo nëntë ministra të ndryshuar, gjithashtu ka konsensus mbarë shqiptar që qeveria tregoi se nuk funksionoi në Gërdec. Pra ka ngelur vetëm një, Saliu, që funksionon në mbrapshtinë e tij. Aleatët e PD-së e dinë që një rifitore e Berishës do të thotë riprangosje e tyre. Kërcënimet që i bëri të majtës, se do hapte dosje pas tre vjetësh, të majtët nga Xhuveli te Nano i dolën të pastër, dhe të inkriminuarit po i gjen mes aleatëve sa herë kërkon të shpëtojë kokën e vet. Tanimë kemi edhe një konflikt të hapur mes Presidentit dhe Kryeministrit dhe ndryshimet treguan pikërisht këtë, se si Berisha përpiqet të izolojë grupin e Topit në PD. Konflikt, i cili do të shpërthejë akoma më shumë kur të hartohen listat. Kërcimin spanjoll Berisha e bëri për të pastruar partinë e vet, pasi dihet se nuk lufton për fitore në vitin 2009, por lufton t‘ia lërë të pastër partinë klanit të tij që do i lërë partinë. E majta me gjithë problemet e saj; ambicien për pushtet të disave, përsëri ne si PSD vlerësojmë se absolutisht nuk krahasohet me bëmat e së djathtës.
Thatë se bashkëpunimi me LSI ka qenë i vështirë gjithnjë. Tani duket se ju jeni pozicionuar pranë LSI dhe keni lënë mënjanë PS-në?
Ju jeni mësuar të pyesni PSD-në afër kujt është dhe nuk pyesni ata afër kujt janë. Ne jemi në pozicionin tonë dhe kjo është arsyeja se pse dikush largohet dhe dikush afrohet nga PSD-ja. LSI ishte ajo e para që në vitin 2005 desh bëri reformën me Berishën. Ne ishim të qartë se me Berishën do mund të bëhej vetëm antireformë, duke parë realisht atë çka po ndodhte. Ato çka u quajt reformë nga PD-ja ishte goditja e institucioneve të pavarura. Në ndryshimin e KLD-së ishte LSI-ja që e mbështeti, pra kjo është tradhtia e parë institucionale. Në vitin 2007 kemi momentin kur u hoq dorë nga zgjedhjet e parakohshme dhe nuk u mbështet PSD në alternativën e zgjedhjeve të parakohshme ose ndryshimit të Kryeministrit. Aleatët tanë nuk mbajtën të njëjtin qëndrim dhe LSI thoshte se në asnjë mënyrë nuk duhej krizë, duke quajtur krizë largimin e qeverisë. Tani PS në emër të reformës zgjedhore bëri lëshim në ndryshim kushtetues, që dobëson pozitën e Presidentit. Pra jep mundësinë që Presidenti të dalë në një ngjyrë me pozitën. Vetëm në këtë qëndrim jemi bashkë, por siç e shikoni, ka një PSD që mbron Kushtetutën në vijimësi, atëherë ishte PS me ne dhe LSI me ata; tani është LSI me ne dhe PS me ata.
Atëherë nëse PS dhe LSI u afrohen qëndrimeve tuaja, duke ndërruar pozicionet, mund të na thoni me cilën e keni më të lehtë të bashkëpunoni?
Ne nuk mund të themi se PS ka tradhtuar, pasi të bësh një kompromis politik nuk do të thotë gjithnjë tradhti. Së dyti, PS s‘ka kë të tradhtojë, pasi e para që dëmtohet nga tradhtia ndaj të majtës është vetja e saj. Ndryshe nga ç‘mund të ndodhë nga ndonjë parti aleate, që mund të bëjë veprim në dëm të së majtës, siç veproi LSI në vitin 2005, apo me të ashtuquajturat reforma. Ne kemi qenë për bashkëpunim real dhe secili duhet të shikojë veten. Duhet patjetër të kishte bashkim të institucionalizuar që u arrit në një shkallë me insistimin e PSD-së në zgjedhjet lokale. Që në zgjedhjen e Presidentit u lëkund bashkimi dhe më thoni një nga e majta që nuk desh të bëhej President. Vetëm PSD nuk kishte kandidat dhe nuk negocioi me kundërshtarin për një kandidat të mundshëm. Sot këta tjerët janë më të gëzuar kur gjejnë diçka për t‘u ndarë dhe kur bëhet fjalë për bashkim, thonë s‘është koha, s‘është koha. Nuk ka arsye që për t‘u bashkuar mendohemi, ndërsa për t‘u zënë e për të kaluar në termat më ekstreme na mjaftojnë 24 orë. PSD pyetjes se kujt jeni më afër i përgjigjet se PS është parti aleate. Nëse lidershipi i PS bëri një veprim që s‘na pëlqeu, ashtu sikurse mund të mos u pëlqejë atyre qëndrimi i ynë, kjo nuk është arsye për të rrezikuar këtë bashkim. Fakti që bëhet një veprim i gabuar, nuk mund të shërbejë si sebep për ta kthyer pra në një vijë ndarjeje brenda të majtës.
Sa i suksesshëm mund të jetë realizimi i referendumit të kërkuar kryesisht nga LSI?
Bërja e referendumit është normë e futur në Kushtetutë dhe në këtë PSD ka kontribut specifik. Në vitin 1994 ishte faktori kryesor se pse ra projekti i Saliut, pasi ne nuk dhamë votat në Kuvend. Edhe në fushatën referendare ishte vendimtare dalja e PSD kundër, duke qenë ende në qeveri. Apo në vitin 1998 kemi qenë në krye të fushatës referendare. Është normale që çdo ndryshim i dokumentit themeltar të kalojë në proces referendar. Nuk mund të miratosh një plan urbanistik në popull dhe pastaj kryetari i bashkisë të ndryshojë një nga një objektet. Rrjedhimisht edhe Kushtetuta duhet të kalojë për të marrë të njëjtën vulë nga organi që e ka bërë. Deputetët, siç e keni parë, firmat i japin përkundrejt pagesave dhe ne s‘e përballonim dot, ndaj s‘u bë numri i duhur për depozitimin e kërkesës. Për hatër të listave që bëhen pas një viti, deputetët nuk japin firmat dhe ky sistem e ka pazarin brenda. Meqë dështuan firmat e deputetëve, kërkohet referendum popullor, që është i ligjshëm, por duhen parë detajet. Mund të ndodhë që edhe KQZ të bëjë siç bëri me referendumin e Vlorës, kur ndodh që bishti bëhet më i rëndë se sqepari. I takon politikës të korrigjojë gabimin dhe forma referendare ka probleme teknike.
Federimi mes PS dhe PSD duket se po ecte drejt realizimit. Tanimë është pezulluar, apo... Çfarë po ndodh?
Kjo hyn te turbullirat. Thashë edhe PS duhet të ketë reflektimet e veta në drejtim, sepse kushdo nga e majta duhet ta ketë shtruar pyetjen se pse ecet avash në bashkime dhe shpejt në ndarje e përplasje. Një nga arsyet është bërja e llogarive, bëhen llogari partiake dhe individuale. Frika se mos nga bashkimi s‘jam unë i parë apo s‘jam unë i dytë, humbas apo fitoj. Pra shkurt ka edhe një frikë për një konkurrencë brenda llojit, një konkurrencë të pastër. Në rast bashkimi, konkurrenca do ishte midis ekipeve dhe kjo është konkurrencë pozitive. Nëse shfrytëzohen pastaj tradhtitë e mundshme, kthehet në konkurrencë mbi defektet e njëri-tjetrit. Kjo tregon se disa në të majtë i tremben konkurrencës mbi cilësitë dhe e kanë më të lehtë të merren me defektet.