E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ju rrefej renien e murit ne Shqiperi

Shqiperia e atehershme ishte pjesa me e erret e perdes se hekurt. Vendi yne perballej me paranojen e diktatures me te eger qe kishte njohur ndonjehere Evropa. Me shume se 20 vjet me pare, 36 % e buxhetit te ketij vendi shkonte per ndertimin e tuneleve dhe bunkereve. Shqiperia mendohej se ishte si Kuba e Adriatikut. Por ky nuk ishte mendimi i te rinjve shqiptare. Ne korrik te 90, mijera te rinj, madje dhe adoleshente kapercyen muret e ambasadave te huaja perendimore. Duhet ta pranoj se regjimi ndertoi serish murin e Berlinit. Por kjo nuk vazhdoi gjate. Me 8 dhjetor 1990 studentet e universiteti te Tiranes u derdhen ne rruge me sloganin "E duam Shqiperine si gjithe Evropa", "Poshte diktatura, poshte dinastia". Keta te rinj u mbeshteten fuqishem nga pedagoget e tyre dhe intelektuale te tjere, por edhe nga shume njerez te thjeshte te popullit, te cilet ishin te gatshem te rrezonin murin e Berlinit ne Tirane dhe te hapnin dyert per pluralizmin politik.

Ju diskutoni sot per zgjerimin e Bashkimit Evropian. Per shqiptaret ashtu si dhe per vende te tjera ish komuniste, integrimi evropian ishte nje enderr. Kur ata shihnin televizionet italiane, qe ne ate kohe ishin te vetmet televizione te huaja qe mund te shikonin, shqiptaret shihnin boten e lire, shihnin driten ne fund te tunelit, keshtu qe pjesa me e madhe e tyre deshironte te ishin si njerezit e botes se lire, por kjo ishte nje enderr sepse shumica e tyre perballeshin me mizorine e nje presionit te tmerrshem.

Ju e dini miqte e mi se Ballkani ka qene vendi i lufterave te tmerrshme, konflikteve, spastrimeve etnike, por integrimi ne BE dhe ne NATO, u be nje force shtytese, nje faktor i rendesishem qe keto vende te cilat luftonin kunder njeri-tjetrit, keto vende qe erdhen ne fund te shekullit me nje te kaluar urrejtjesh dhe konfliktesh midis njeri- tjetrit, i mbyllen njehere e pergjithmone keto qendrime dhe kjo per shkak te integrimit evropian. Ata ishin te afte tashme ta shikonin njeri tjetrin ndryshe, ne emer te se ardhmes se tyre te perbashket, te ardhmes evropiane.

Ju e dini se une shpeshhere kam marre pjese ne Samitet e Partive Popullore Evropiane. Para se Traktati i Lisbones te votohej perfundimisht kishte shume mendime te ndryshme brenda familjes se perbashket evropiane, lidhur me zgjerimin e BE-se, disa ishin skeptike ne kete drejtim. Kur une merrja radhen per te folur u thoja vetem kaq qe 96 % e popullit tim perkrah integrimin ne BE. Dhe kur nje gje e tille eshte realitet kjo perben nje force te jashtezakonshme per qeverine. Dhe ky eshte nje detyrim i madh per te proceduar me reformat me te thella, me te shpejta ne menyre qe ta bejme vendin sa me te pershtatshem, sa me te perzgjedhur, per procesin e integrimit.

***

Ne vitin 2005 me rikthimin e Partise Demokratike ne pushtet sigurisht qe axhenda jone u be axhenda evropiane. Ne nisem te luftonim me vendosmeri krimin e organizuar, i cili dominonte ne shume qytete te vendit me forcen e tij. Ne nje periudhe te shkurter kohe prej 18 muaj, ne arritem te shkaterrojme 206 banda kriminale dhe me shume se 1000 anetare dhe bose te tyre. Ne i gjetem ata kudo qe ata ndodheshin, ne hotele me 5 yje apo ne metropolet e Evropes. Ne treguam dhe tregojme zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe sot kam kenaqesine t'ju njoftoj se treguesi i kriminalitetit ne kete vend eshte me i uleti se ne te gjitha vendet e BE se bashku. Ne jemi shume te vendosur te vazhdojme luften me zero tolerance kunder krimit te organizuar me mafias.

2 dite me pare ne miratuam nje ligj te ri kunder mafias. Sic e dini te luftosh mafian nuk eshte nje objektiv i lehte per t'u realizuar. Mafia eshte shume e sofistikuar, ka shtrije nderkombetare, eshte shume e fuqishme. Por kurre ajo nuk mund te jete me e fuqishme se sa ligji. Ligji i ri, i cili eshte i standardeve me te larta, nje perzierje e modelit italian dhe atij anglez do te hyje ne fuqi dhe ju siguroj se ne muajt qe vijne ne do ta bejme Shqiperine nje prej vendeve me te sigurta, ne te gjithe Evropen.

Vendi yne ishte i perfshire nga korrupsioni. Ne vepruam me duar te pastra, krijuam nje qeveri e vogel ne diete dhe eficente. Ne e shkurtuam shpenzimet qeveritare me 33 %, vendosem disa kritere qe nuk lejonin perdorimin e parave publike per qellime private. Shkurtuam nga 30 deri ne 50 % shpenzimet administrative ne administraten qendrore. Dhe i reduktuam ato nga 3 % e GDP-se ne 2 % te GDP-se ne te gjithe vendin. Miratuam ligjin per konfliktin e interesave dhe e nxorem te gjithe administraten nga konflikti i interesit. Ne vazhduam te luftojme korrupsionin, vendosem taksat elektronike. Nuk funksionojne me miqesite mes taksapaguesve dhe taksambledhesve. Biznesmenet i paguajne tashme taksat e tyre on-line. Zbatuam e-dogana dhe jam i lumtur tu informoj se Shqiperia eshte i vetmi vend me 100 % prokurime elektronike. Kili eshte vendi i dyte me 85 %. Sepse per ne lufta kunder korrupsionit eshte ceshtja me kryesore.

Une jam njeriu i taksave te uleta. Idhulli im ka qene Ronald Regan. Ai ishte nje aktor, kurse une mjek. Une e admiroja dhe ju sugjeroj te lexoni librat dhe fjalimet e tij per ekonomine. Adoptova shume prej tij. Ne kohen kur u bera president i Shqiperise, industria e ketij vendi ishte e shkaterruar, sepse ishte e teknologjise shume te vjeter kineze dhe sovjetike. I shitem te gjitha ndermarrjet e medha sepse te perpiqesh te rikuperosh nje industri semure eshte nje humbje kohe. Ishte nje fillim i ri per vendin, por edhe i veshtire, si pasoje e papunesise, por ne vitin 1995 biznesi i vogel qe ishte krijuar punesoi mijera njerez ne kete vend.

Une jam njeriu i taksave te uleta sepse besoj qe parate ne llogarite e njerezve jane me te vlefshme se parate ne kasen publike.

Ja perse kur u ktheva ne pushtet, ja perse u ktheva ne parimet e mija. Shqiperia eshte vendi i taksave me te uleta ne Evrope. Ne 4 vjet kemi kursyer rreth 5 bilione dollare me shume se ne qeverisjet e tjera nga ulja e taksave, lufta kunder korrupsionit dhe informalitetit. Lufta kunder korrupsionit do te thote gjithashtu forcim te ligjit dhe me shume te punesuar. Lufta kunder korrupsionit eshte e qendrueshme. Kurre nuk duhet ndalur nje lufte e tille.

Integrimi evropian per mua do te thote nje proces i bazuar mbi perfomancen. Shqiperia mund ti bashkohet BE-se dhe do ti bashkohet. Ne 16 nentor te ketij viti ministrat e vendeve te BE-se pranuan kerkesen tone per tu pranuar si vend kandidat per anetaresim i BE-se. Po interesi me i madh eshte qe ky proces te bazohet mbi performancen. Shqiperia duhet te demonstroje nje demokraci funksionuese. Kur une nisa te shkoja kunder regjimit totalitar, nuk enderroja te behesha politikan, nuk enderroja te behesha minister apo kryeminister. Deshiroja ne radhe te pare lirine e fjales, dhe se dyti voten e lire.

***

Ne po ecim perpara drejt BE-se, duke konsoliduar ekonomine e tregut. Nese shikoni panoramen e situates ekonomise, ju mund te shihni se kriza u reflektua ne ekonomine tone. Leku u dobesua me 10 %, pasi euro u fuqizua se tepermi. Pati nje renie te eksporteve dhe nje ulje te kreditimit te ekonomise. Por, ekonomia e ketij vendi eshte e vetmja ne Evrope qe regjistroi nje rritje prej 5, 6 % ne gjashte muajt e pare.

Ekonomia shqiptare eshte e vetmja ne Evrope, qe pati nje rritje te eksporteve kete muaj, ne krahasim me vitin e kaluar. Kjo eshte e vetmja ekonomi qe shenoi nje rritje ne kreditim prej 16 %, ne krahasim me vitin e kaluar. Ne patem nje ulje te te ardhurave, por kryesisht per shkak te cmimeve ne bote te vajit, grurit dhe disa produkteve te tjera. Ne ecem mire, jo sepse ishim nje ekonomi e centralizuar, jo, ne jemi ekonomia me private, ne ecem mire, jo sepse jemi te izoluar, jo, ne jemi nje ekonomi e madhe importuese - une mendoj se ne ecem mire per dy arsye: ne jemi shume serioze ne politikat tona, taksa te uleta dhe investime te medha; ne jemi investues te medhenj dhe kemi barren fiskale me te ulet. Une mendoj se keto dy shtylla ndihmuan ekonomine tone t'i mbijetonte me sukses kesaj krize. Ne gjashte muajt e pare te ketij viti ne patem nje rritje prej 59 % te investimeve te huaj direkte. Ne po bejme perpjekje te medha per te ndryshuar sa me shume te jete e mundur klimen e biznesit ne vendin tone. Ne jemi nje vend me One Stop Shop dhe me nje regjistrim te biznesit qe zgjaste 42 dite dhe kushtonte 4 mije euro, tani mund te behet per 30 minuta dhe nje euro. Une eliminova 2/3 e te gjithe lejeve dhe licencave dhe i ktheva ato ne vete-deklarime, dhe 1/3 e mbetur i perqendrova ne nje One Stop Shop. Ne po luftojme burokracine me te gjitha menyrat. "Heshtja eshte miratim", ky parim eshte shume i shemtuar. Prandaj, faleminderit qe jeni ketu sepse qeveria ime e konsideron integrimin ne BE nje proces jetesor per vendin tone.

* Nga fjala e mbajtur dje ne Konferencen e Forumeve Rinore te Partive Popullore Evropiane (YEPP) me teme "Zgjerimi i Bashkimit Evropian", e cila zhvillohet per here te pare ne Shqiperi me mbeshtetjen dhe organizimin e Forumit Rinor te Partise Demokratike


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›