E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoka: E hodha djalin nga ura për inat të ish-gruas

Policia arrestoi të shtunën në mesditë, Eduard Gjokën në një zonë rreth 12 km larg Shkodrës. 32-vjeçari ishte fshehur në shtëpinë e disa të afërmve të tij në këtë zonë.

Burime pranë grupit hetimor pohojnë se Gjoka ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se të birin e hodhi nga ura pasi dyshonte se djali nuk ishte i tij.  "Më erdhi keq për djalin, por e hodha poshtë nga ura në shenjë hakmarrjeje ndaj ish-gruas sime që më ka divorcuar. Gjatë gjithë kohës kam pasur përbrenda një dyshim të tmerrshëm, atë që djali nuk ishte i imi", u shpreh burri në polici. Sipas informacioneve policore, Gjoka kishte qenë edhe përdorues droge.

 "Martesa ime me Eduart Gjokën nuk ka funksionuar. Jam martuar tre vjet më parë dhe që në fillim kisha probleme, pasi Eduarti nuk punonte dhe pinte alkool. Shtatë muaj më parë u divorcuam", ka deklaruar ish-bashkëshortja e Gjokës, 24-vjeçarja, Mirela Ndocaj. Ajo tashmë është martuar në Serbi, ku fill pas ngjarjes ka udhëtuar drejt Shkodrës për të marrë djalin e saj 2-vjeçar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›