Parapagimi i detyrimit, në dorë të Ligjeve
Zgjidhja e konflikti mes qeverisë dhe biznesit për heqjen e parapagimit të detyrimit tatimor ose zbutjes së tij, tashmë ka kaluar në dorë të Kuvendit. Pas hedhjes poshtë të ligjit të gjobave nga Gjykata Kushtetuese, drafti i ri i procedurave tatimore, do të riformulohet, por këtë radhë jo nga qeveria, por nga Kuvendi. Neni 107 që mbetet më i kontestuari nga biznesi, do të rishkruhet, në fillim nga Komisioni Kuvendor i Ligjeve. Nga ana e saj qeveria dhe mazhoranca ndodhen nën presionin e fortë të ndërkombëtarëve për të rishikuar edhe një herë masat shtrënguese me karakter fiskal që janë ndërmarrë gjatë viteve të fundit. Burime konfidenciale nga Kuvendi bëjnë të ditur për gazetën se ndërkombëtarët i kanë sugjeruar qeverisë që të shqyrtojë edhe një herë alternativën e uljes së masës së detyrimit të parapaguar. Në fakt, vetë qeveria ka filluar të japë sinjale të tërheqjes së saj. Veç deklaratave të ministrit të Financave, për gjetjen e një zgjidhjeje me konsensus të gjerë, zbutja e mazhorancës konfirmohet edhe nga përfaqësues të biznesit. Sipërmarrësit thonë se propozimet e tyre për uljen e parapagimit të detyrimit, ose pranimin e garancive pasurore, nuk janë pritur më me kundërshtime të forta, ndryshe nga herët e tjera, çka ka krijuar bindjen se mund të arrihet në një marrëveshje. Mbetet për t‘u parë se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve në Kuvend ndaj këtyre propozimeve.
Biznesi kundër
Biznesi nuk është dakord me kushtin për të parapaguar 100 për qind detyrimin tatimor përpara se të ankohet në rrugë gjyqësore dhe e quan të pamjaftueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen vetëm të parapagimit të gjobës. Grupimi i industrialistëve ka rishprehur kërkesën e tij për rishikimin e gjithë draftit të procedurave tatimore. "Ne jemi sërish në gjendjen ku ishim përpara ligjit të gjobave. Biznesi prapë është i detyruar që të parapaguajë atë detyrim, i cili vendoset në mënyrë subjektive nga një inspektor çfarëdo i tatimeve", thotë Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë. Gjatë një takimi të organizuar nga fondacioni "Qemal Stafa", shqetësimit të biznesit i janë bashkuar edhe ekspertët e tatimeve pranë opozitës. Edhe pse kjo e fundit ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar mbi konfliktin mes biznesit dhe qeverisë për parapagimin e detyrimeve, ekspertët tatimor pranë saj kanë këshilluar disa zgjidhje se si mund të kalohet ky ngërç. "Duke iu referuar praktikave më të mira ndërkombëtare, si dhe rekomandimeve të FMN dhe institucioneve të tjera të specializuara, ne mendojmë se janë disa rrugëzgjidhje për të dalë nga ky konflikt mes biznesit dhe administratës. Rruga e parë është ajo e parapagimit selektiv të detyrimit, që do të thotë se vetëm disa prej bizneseve ta paguajnë atë. Këto mund të përzgjidhen në bazë të emrit që kanë, sjelljeve në të kaluarën, etj", tha Vilma Sharofi, këshilltare dhe eksperte tatimore. Por rruga më e mundshme, sipas saj, mbetet ajo e parapagimit vetëm e një pjese të detyrimit, më konkretisht 50 për qind e tij. "Kjo do të linte të kënaqur të gjitha palët si biznesin ashtu edhe shtetin, pasi duhet pranuar se edhe shteti ka nevojë për para", vazhdoi më tej ajo.