Cani: Kreditë e këqija do të 5-fishohen
Rritja e fortë e kreditimit tashmë është shndërruar në një problem serioz, që ka shqetësuar gjithë ekspertët. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, paralajmëroi se Shqipëria mund të përballet me një rritje të frikshme të kredive të pakthyera gjatë 3 ose 4 viteve të ardhshme. "Është e vërtetë që kreditimi në Shqipëri është në nivele të ulëta në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Por më duhet të theksoj se nëse kredia dy apo trefishohet brenda dy vitesh viti, nuk ka asnjë teori që mund të përjashtojë se kredia me probleme nuk do të katër apo pesëfishohet brenda një periudhë tre deri në 4-vjeçare", paralajmëroi Cani. Ish-guvernatori Cani, një njohës i mirë i sistemi bankar, deklaroi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky rregull, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt bankat private në Shqipëri mund të përballen me një fluks në rritje të kredive të pashlyera.
Kredia
Sipas të dhënave zyrtare, deri në dhjetor të vitit 2007, kredia për ekonominë arriti në 287.5 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe në 2.3 miliardë euro. Pavarësisht se normat e rritjes së kredisë kanë qenë në rënie të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit, ato mbeten ende në nivele të larta, prej rreth 48.5%, në praninë e kërkesës së lartë të sektorit privat për kredi, si dhe të gatishmërisë së lartë nga ana e bankave për të kënaqur këtë kërkesë. Gjatë vitit 2007, raporti i kredisë për ekonominë ndaj PBB-së ka regjistruar zgjerim të ndjeshëm me 8.8 pikë përqindjeje, duke arritur në 30% në muajin dhjetor. Me gjithë rreziqet që mbartin zhvillimet e shpejta në portofolin e kredisë, niveli i kreditimit të ekonomisë nga sistemi bankar është akoma i ulët dhe ritmi i lartë i zgjerimit të portofolit të kredisë përfaqëson një proces normal për një ekonomi në zhvillim. Biznesi vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor në rritjen e kreditimit në vend, por edhe kredimarrësi më problematik për bankat. Sipas të dhënave zyrtare, kredia me probleme luhatet në nivelet e 80 milionë eurove, ose mbi 3 për qind e totalit. Ekspertët thonë se kredia në Shqipëri është e re dhe se ajo ende nuk ka filluar të nxjerrë në pah problemet reale të moskthimit. Sipas tyre, në një periudhë prej 3-5 vjetësh do të fillojnë të ndihen edhe efektet e para të rritjes së fortë të kreditimit në pjesën e kredisë që nuk kthehet më.
Rreziku nga kredia
Përkeqësimi i cilësisë së kredive të disbursuara nuk
është menjëherë i dukshëm, duke qenë se rritja e kredive të reja mund të ulë përkohësisht kreditë me probleme të raportuara. Kështu, problemet që lidhen me cilësinë e kredive shfaqen zakonisht më me vonesë. Si rrjedhojë e përkeqësimit të portofolit të kredive, po evidentohet një rrezik i ri në rritje i tkurrjes së kredidhënies. Kur bankat ndërgjegjësohen për shtrirjen dhe akumulimin e këtij fenomeni, ato mund të reagojnë duke ndërprerë ose pakësuar huadhënien, çka mund të vinte në vështirësi ekonominë për financime. Gjithë kjo mund të shoqërohej me një ulje të aktivitetit ekonomik, duke krijuar një situatë krize.