Dogana, situata elektroenergjetike ul importin e karburanteve
Për herë të parë, që nga koha
e krizës së madhe të energjisë
elektrike gjatë vitit
2007, kur karburantet njihnin
rritje galopante të importimit,
si burim kryesor në vend të
elektricitetit, situata duket krejt e
kundërt. Të dhënat e fundit nga
administrata doganore bëjnë me
dije se, zhdoganimi i karburanteve
gjatë periudhës janar-prill
2008, ka pësuar rënie me afro 500
tonë. Kështu, nga 117037 tonë
karburante të importuar gjatë
vitit të kaluar, në të njëjtën periudhë
të 2008-s janë importuar
ose zhdoganuar 116843 tonë.
Burime nga dogana shprehen
se ky nivel në rënie të lehtë ka
ardhur si rrjedhojë e stabilitetit
të vendit me furnizim të energjisë
elektrike, ku pothuajse nuk
mungon sikurse ndodhte rëndom
gjatë 2007-s, deri në 12 orë
në ditë. Por ndikim kanë dhënë
dhe çmimet e larat në tregjet
ndërkombëtare, ku gjatë muajit
prill nafta është tregtuar me
afro 118 dollarë fuçia (dje ishte
123 dollarë), nga 80-90 dollarë,
regjistruar vitin e kaluar.
Akciza
Edhe artikulli kaf duket se
nuk ka pësuar rritje të ndjeshme
të zhdoganimit, duke pasur parasysh
kërkesën gjithnjë e në
rritje të këtij malli. Kështu, gjatë
4 muajve të parë të vitit 2008,
janë zhdoganuar 1848 tonë kafe,
krahasuar me 1996 tonë të zhdoganuara
në 2007-n, po për
të njëjtën periudhë. Kurse për
cigaret, situata duket më pozitive.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të
Doganave, Përparim Dervishi,
"me zhdoganimin e artikullit
cigare kemi qenë më mirë se e
njëjta periudhë e një viti më parë.
Kemi zhdoganuar 1141 tonë,
duke shënuar një rritje prej 258
tonësh më shumë se sasia e zhdoganuar
gjatë periudhës janar-prill
2007, (883 tonë), ose 29 për qind
më shumë".
Arkëtimet
Administrata doganore ka
realizuar planin e të ardhurave
në masën 106 për qind, duke arkëtuar
në buxhetin e shtetit rreth
20 milionë dollarë më shumë, për
periudhën janar-prill 2008. Ndërsa
vetëm për muajin prill, plani
është realizuar në masën 104 për
qind, duke arkëtuar në buxhetin
e shtetit rreth 84 milionë dollarë
ose 3 milionë dollarë më tepër
se plani i caktuar nga Ministria e
Financave.
e krizës së madhe të energjisë
elektrike gjatë vitit
2007, kur karburantet njihnin
rritje galopante të importimit,
si burim kryesor në vend të
elektricitetit, situata duket krejt e
kundërt. Të dhënat e fundit nga
administrata doganore bëjnë me
dije se, zhdoganimi i karburanteve
gjatë periudhës janar-prill
2008, ka pësuar rënie me afro 500
tonë. Kështu, nga 117037 tonë
karburante të importuar gjatë
vitit të kaluar, në të njëjtën periudhë
të 2008-s janë importuar
ose zhdoganuar 116843 tonë.
Burime nga dogana shprehen
se ky nivel në rënie të lehtë ka
ardhur si rrjedhojë e stabilitetit
të vendit me furnizim të energjisë
elektrike, ku pothuajse nuk
mungon sikurse ndodhte rëndom
gjatë 2007-s, deri në 12 orë
në ditë. Por ndikim kanë dhënë
dhe çmimet e larat në tregjet
ndërkombëtare, ku gjatë muajit
prill nafta është tregtuar me
afro 118 dollarë fuçia (dje ishte
123 dollarë), nga 80-90 dollarë,
regjistruar vitin e kaluar.
Akciza
Edhe artikulli kaf duket se
nuk ka pësuar rritje të ndjeshme
të zhdoganimit, duke pasur parasysh
kërkesën gjithnjë e në
rritje të këtij malli. Kështu, gjatë
4 muajve të parë të vitit 2008,
janë zhdoganuar 1848 tonë kafe,
krahasuar me 1996 tonë të zhdoganuara
në 2007-n, po për
të njëjtën periudhë. Kurse për
cigaret, situata duket më pozitive.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të
Doganave, Përparim Dervishi,
"me zhdoganimin e artikullit
cigare kemi qenë më mirë se e
njëjta periudhë e një viti më parë.
Kemi zhdoganuar 1141 tonë,
duke shënuar një rritje prej 258
tonësh më shumë se sasia e zhdoganuar
gjatë periudhës janar-prill
2007, (883 tonë), ose 29 për qind
më shumë".
Arkëtimet
Administrata doganore ka
realizuar planin e të ardhurave
në masën 106 për qind, duke arkëtuar
në buxhetin e shtetit rreth
20 milionë dollarë më shumë, për
periudhën janar-prill 2008. Ndërsa
vetëm për muajin prill, plani
është realizuar në masën 104 për
qind, duke arkëtuar në buxhetin
e shtetit rreth 84 milionë dollarë
ose 3 milionë dollarë më tepër
se plani i caktuar nga Ministria e
Financave.