Berisha premton librari virtuale në të gjitha shkollat
Kryeministri Berisha përurroi sot një shkollë të mesme të bashkuar në Thumanë. Ai u premtoi nxenesve librarinë virtuale për cdo shkollë të Shqipërisë. "Ne do të kërkojmë të kemi akses në 11 librari virtuale të vendeve të BE-së"
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha siguroi sot se arsimi do të jetë prioritet i punës së qeverisjes së demokratëve në katër vitet e ardhshme gjatë inaugurimit të shkollës së mesme të bashkuar në Thumanë, një komunë rreth 33 km larg Tiranës, me një investim prej 50 milion lekësh nga buxheti i shtetit. Kryeministri tha se interneti në arsim do të jetë hapi i parë që do të shtrijë librarinë virtuale në të gjitha shkollat e vendit.
Kryeministri Berisha vlerësoi standardet e mira dhe kushtet bashkëkohore që ofron kjo shkollë e re.
"Ju përgëzoj për përkushtimin që keni ndaj gjuhës angleze, një gjuhë kaq e domosdoshme për të gjithë qytetarët europianë dhe qytetarët e botës", iu drejtua Kryeministri nxënësve që mësonin në këtë shkollë.
Kreu i Qeverisë vuri në dukje se klasat e kësaj shkolle nuk janë të mbingarkuara me nxënës, por në çdo klasë mësojnë rreth 25 nxënës.
Sipas Kryeministrit, "sot është shndërruar në realitet projekti për pajisjen e të gjitha shkollave në vend me laboratorë informatike, një projekt që 4 vite më parë mendohej të ishte një luks".
"Jam i bindur se lundrimi juaj në internet është i hapi i parë që do të shtrijë librarinë virtuale në të gjitha shkollat e vendit. Ne do të kërkojmë të kemi akses në 11 librari virtuale të vendeve të BE-së të cilat kanë mbi 2.2 milionë tituj", u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri përgëzoi nxënësit e vitit të 4-t të kësaj shkollej të cilët ishin pajisur me kartat e reja të identitetit.
(d.b/BalkanWeb)