Rama takon ish-policët: Do ju kthejmë dinjitetin
Në turin paraelektoral kryetari i PS-së zhvilloi një takim me ish punonjës të policisë. Rama: "Do i kthejmë dinjitenin figurës së policit. Pas 28 qershorit vetëm një strukturë policie, ajo e shtetit.
TIRANE-Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një takim me ish punonjës të policisë ka prezantuar programin e PS-së për këtë sektor.
Në fjalën e tij Rama u përqëndrua në sigurinë kombëtare duke sqaruar se PS në qeverisje do të krijojë një strukturë të integruar të sigurisë kombëtare. “Ne duam dhe do të ndërtojmë një strukturë të integruar të sigurisë kombëtare e cila do të jetë përgjegjëse për vlerësimin e faktorëve të rrezikut që i kanoset sigurisë dhe do të planifikojë politikat e integruara të ndërhyrjeve sipas rasteve”- tha Rama gjatë fjalës së tij.
Ai theksoi më tej se “kjo strukturë do të hartojë politikat për rendin e sigurinë publike për shërbimin e emergjencave civile për sigurimin e qarkullimin e informacionit të klasifikuar dhe sigurisht për mbrojtjen e integritetit territorial”.
Nuk mund të vazhdohet më me denigrimin e figurës së policisë, tha më tej Rama duke iu drejtuar ish punonjësve të policisë.
“Do kthejmë policin në simbol të shtetit dhe nuk do të tolerojmë më që të jetë karikatura e pushtetit.”
Rama tha më tej se shtetit i duhet një polici dhe jo shumë polici si strukturat aktuale dhe se një Polici e shtetit shqiptar do të ekzistojë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
(s.g/BalkanWeb)