E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kërkesa për statusin e Shqipërisë si vend kandidat për në BE, rrjedhojë e suksesit të reformave spektakolare

Kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se kërkesa e Qeverise se Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE, është rjedhojë e reformave spektakolare  të Qeverisë.  Gjatë ceremonisë së organizuar në Pragë (Çeki), ku Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, tha Kryeministri Berisha shpreha  se  "shqiptarët e konsiderojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si ëndrrën dhe projektin më të bukur për të ardhmen e tyre". Kryeministri Berisha tha se  "ky akt shënon rikthimin e popullit shqiptar në familjen e kombeve europiane, nga e cila u nda fizikisht, por jo shpirtërisht, për një periudhë kaq të gjatë kohe”.

Po ashtu në këtë konferencë për mediat kreu I qeverisë, Sali Berisha tha se Topolanek i kishte dhënë mbështetjen e tij dhe të Çekisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë.Sipas Berishës prilli i vitit 2009-të përmban histori për vendin tonë, pai u shembën muret e krimit dhe u realizua ëndrra për të hyrë në familjen europiane.Duke iu referuar pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Europiane, Berisha tha se Partia Popullore Euopiane është e sigurt në fitoren e Partisë Demokratike në Shqipëri.Kryeministri Berisha bëri me dije se sot do të krijohet komisioni për masa ndaj gripit të derrave. "Sot ngrihet një komision ndërqeveritar për të përballur dhe për të marrë masat për parandalimin e gripit.Disponojmë të gjitha mjetet për të marrë masat",tha ai. Duke folur për marrëveshjen e kufijve detarë Shqipëri-Greqi, kreu i qeverisë tha se për vendosjen e kufijve Shqipëria ka përdorur hartën e flotës detare shqiptare, po ashtu për nënshkrimin e marrëveshjes është përdorur konventa ndërkombëtare e detit. Sa i përket procesit të pajisjes me karta identiteti Berisha tha se skema e vendosur është e shkëlqyer dhe nuk ka mungesë teknike e financiare për të zhvilluar normalisht procesin. Për më tepër, kreu i qeverisë përshëndeti edhe marrëveshjen PD-PS për këtë çështje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›