Vlore, nisin kthimet, ankesa per kushtet dhe cmimet
Ka nisur fluksi i te kthyerve ne portin e Vlores, ku gjate dites se djeshme, me tre tragetet qe operojne ne linjen Vlore-Brindizi, kane ardhur rreth 2000 emigrante dhe 450 automjete. Sipas autoriteteve portuale, ky cilesohet si nje fluks i konsiderueshem per portin e Vlores, ndersa duket se emigrantet dhe pasagjeret e trageteve qe kane hyre nuk jane te kenaqur me kushtet e udhetimit dhe cmimet. Gjate ketij viti mesohet se ne kete port kane hyre rreth 30 mije persona. Sipas drejtorit te policise kufitare, Myzafer Elezi, ka nje rritje krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Deri ne muajin Gusht, nepermjet Vlores kishin hyre vetem 25 mije persona dhe ne rritje vijne hyrjet e te huajve. Kete vit numerohen dy mije vizitore te huaj me shume se gjate 2007-es. Elezi shprehet se pavaresisht ketij fluksi, masat nga ana e portit per te evituar problemet dhe radhet e gjata jane marre dhe gjithcka ecen normalisht. Ky fakt deshmohet edhe nga shume emigrante, te cilet thone se burokracite dhe radhet jane me te gjata ne portet italiane se ne Vlore, ku ne dispozicion te tyre jane 8 sportele per verifikimin e dokumenteve, qe punojne me kapacitet te plote. Drejtoria e Policise mesohet se ka dyfishuar edhe numrin e efektiveve qe operojne brenda ambienteve te portit per te lehtesuar punen ne dogane.
"Ne Tre Urat nuk kishte radhe te gjata"
Lefter Nico eshte nga fshati Mollas i rrethit te Kolonjes qe ka 15 vjet qendrimi ne Greqi. Ka ardhur kete vere bashke me disa te aferm, sepse do te marre pjese ne nje dasme. "Erdha ne Shqiperi nga dogana e Tre Urave, jo vetem nga fakti qe ndodhet me prane me vendlindjen time, por edhe sepse aty ka me pak qarkullim njerezish e mjetesh dhe nuk na vonojne aspak. Levizja nepermjet doganes se Tre Urave kryhet pa asnje problem, si ne ardhje per ne Shqiperi, edhe gjate kthimit per ne Greqi. Veshtiresi kemi me udhetimin ne rrugen e Leskovikut, pasi per te kaluar ne dogane nuk presim gjate", perfundon Lefteri rrefimin.
"Greket na vonuan dy ore ne dogane"
Artur Noke eshte nje i ri i martuar qe ka ardhur ne Shqiperi per kete sezon vere se bashku me gruan dhe femijen e tij. Ai ka hyre ne Shqiperi nga dogana e Kapshtices dhe ka ankese per sa i perket qendrimit ne doganen greke. "Na vonojne 2 ore apo me shume ne dogane, deri sa arrijme te hyjme ne token shqiptare. Gjendja ne kete dogane nuk ka njohur permiresim te ndjeshem per sa i perket lehtesirave ne kryerjen e procedurave te kalimit doganor. Nuk e di nese do te kete vonesa gjate kthimit, por kjo nuk eshte situate normale. Kemi pritur me shume se 2 ore ne ardhje, por ne kthim nuk e dime sa do te qendrojme", thote ai.
"Ne Kapshtice nuk kishte vonesa gjate kthimit"
Ilirjan Llapanji eshte emigrant ekonomik ne Greqi dhe ka ardhur per pushime ne qytetin e tij te lindjes ne Korce. I shoqeruar nga nje i aferm i tij, ai shpejton te kryeje ato porosite apo detyrimet ne blerjen e dhuratave qe kane emigrantet per familjet e tyre. "Eshte me ndryshe nga heret e tjera, nuk ka pasur vonesa te gjata ne Kapshtice, si nga pala greke e per me teper nga pala shqiptare ne dogane. Shpresoj qe keshtu te jete dhe ne kthim, nuk e di per doganat e tjera por kam degjuar se ka pasur probleme. Keto probleme duhet te zgjidhen dhe kjo eshte shume e lehte sepse mjafton te shtohen sportelet", thote Ilirjani.
"Ky eshte tmerr, betohem se nuk vij me ne"
Gezim Trebeshina banon ne Mallakaster, ndersa kthehej me makine dje nga Greqia per ne Shqiperi se bashku me familjen e tij. "Gjithmone jam betuar se nuk do te shkel me ne Shqiperi, sidomos ne sezone te tilla, por gjithmone e kam shkelur. Tani betohem per femijet se nuk do ta marr me mundimin te vij ne atdhe, sepse eshte e veshtire te vish me keto kushte qe na krijojne per te hyre. Policia greke e Kakavijes, gjate nje kontakti me homologet shqiptare, u ka shpjeguar se fluksi i te ardhurve nuk mund te perballohej dot me kapacitetin ekzistues ndaj ngelej si zgjidhje, shfrytezimi i dy pikave te tjera te kalimit, e Sopikut dhe e Tri Urave ne Permet", rrefen Gezimi.
"Pushimet po na kthehen ne makth"
Nje prej personave qe prisnin ne radhe ne doganen e Kakavijes diten e djeshme ka qene edhe Emin Shyti, nga Lushnja. Ai shprehet se gjendja ka qene me te vertete katastrofave, pasi kapacitetet kontrolluese greke te Kakavijes, nuk e perballonin dot fluksin qe sa vinte e rritej nga momenti ne moment. "Ketu eshte nje tmerr i vertete. Kemi ardhur ne mengjes dhe deri tani ende presim ne radhe qe e kalon matane kufirit, ne token greke me disa kilometra. Ata kane pak sportele dhe ndaj vonohet puna. Kjo eshte nje torture e vertete dhe pushimet duket se po na kthehen ne nje makth", perfundon Emini.