E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen solari, nje i vdekur

Elbasan- Perpunonin mazutin me ane te ngrohjes me zjarr, digjet dhe vdes pronari, ne gjendje te rende punetori. Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur dje ne oret e para te mengjesit ne nje punishte private te perpunimit te mazutit dhe nenprodukteve te tij. Per pasoje ka vdekur ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, pronari i punishtes, Saimir Bena, 36 vjec, me banim ne lagjen "Shen Koll" dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten ndihmesi Rifat Sula, 48 vjec, me banim ne Katund te Ri.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04:15, ne afersi te Uzines nr. 12, ne perberje te Kombinatit Metalurgjik. Saimir Bena dhe Rifat Sula ishin duke perpunuar solarin me perzieres te tjere me ane te ngrohjes me zjarr, por perberja ka arritur piken kritike dhe ka shperthyer ne flake. Shperthimi ka qene tejet i fuqishem, aq sa ka shkaterruar plotesisht depoziten dhe catine e punishtes. Flaka dhe zjarri kane hedhur disa metra larg hekura dhe tuba, madje lengu ne forme shiu ka rene deri ne 200 m larg punishtes. Si pasoje e shperthimit jane djegur pronari i saj, 36 vjecari Saimir Bena dhe ndihmesi Rifat Sula. Rojet e objekteve te tjera te metalurgjikut kane lajmeruar zjarrfikeset dhe policine. Reparti i zjarrfikesve eshte angazhuar per shuarjen dhe lokalizimin e flakeve. Brenda nje ore gjendja eshte vene nen kontroll. Por rreziku mund te kishte pasoja fatale pasi vetem disa metra larg ekziston edhe nje pike e grumbullimit dhe perpunimit te gazit. Dy te plagosurit jane derguar me shpejtesi drejt spitalit kirurgjik te qytetit. Stafi mjekesor eshte angazhuar per t'i dhene ndihmen e pare. Saimir Bena dhe Rifat Sula kane pesuar djegie te shkalles se rende.

Sipas mjekes Eli Dino, Bena kishte pesuar djegie te shkalles se trete ne 100 per qind te siperfaqes se trupit. Ndersa pacienti Rifat Sula ka pesuar djegie ne 50 per qind te trupit dhe mbahet nen kontrollin e mjekeve po ne gjendje kritike per jeten. Duke pare gjendjen e rende shendetesore te tyre, eshte kerkuar ndihme per t'i transportuar me helikopter per nje sherbim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak Tirane. Por asnje nga strukturat pergjegjese nuk ka reaguar, duke e renduar me shume gjendjen shendetesore te te lenduarve. Ne komunikaten zyrtare Drejtoria e Policise se Qarkut deklaron se, "salla operative eshte njoftuar rreth ores 04:30. Menjehere sapo morem informacion ne vendngjarje u derguan sherbimet e policise dhe mjetet zjarrfikese, te cilet bene te mundur fikjen e zjarrit". Shkaku i renies se zjarrit eshte se pronari i punishtes se perpunimit te solarit Saimir Bena dhe Rifat Sula po punonin per prodhimin e nenprodukteve te mazutit (naftes) ne menyre artizanale me ane te ngrohjes me zjarr. Por ne momentin qe solari eshte ngrohur tej normave te lejuara, eshte vetendezur duke sjelle nje shperthim te fuqishem.

Kater incidente ne Metalurgji brenda vitit

Gjate ketij viti kane ndodhur disa shperthime ne zonen industriale te Elbasanit. Ne muajin janar, si pasoje e shperthimit te furres me induksion te "Kurum", gjeten vdekjen dy metalurge dhe u plagosen disa te tjere. Disa muaj me pas dy metalurge u plagosen si pasoje e shperthimit te tubave te solarit. Nje shperthim i ngjashem me "Kurum", ndodhi edhe ne uzinen e Ferrokromit, ku si pasoje e plasjes se koves me skorje, u plagosen tre metalurge, nje prej te cileve ne gjendje te rende. Pak dite me pare shpertheu nje transformator i Uzines se Petezimit, e cila administrohet nga firma turke "Kurum". Pas gjithe ketyre ngjarjeve, instancat pergjegjese deklaruan per sanksione dhe zbatim te ligjit per respektimin e sigurise dhe kushteve teknike ne pune. Madje disa here punimet jane bllokuar, per t'u rihapur serish me vone.

Ne vendngjarje kane arritur ekspertet dhe grupi hetimor. Nga te dhenat paraprake edhe keto struktura kane arritur ne konkluzionin se shperthimi ka ndodhur si pasoje e ngrohjes me zjarr te mazutit me perberes te tjere. Ekspertet kane marre kampione te lendeve te gjetura ne punishte, te cilat do t'i nenshtrohen ekzaminimeve te metejshme.

Ngjarja ka ndodhur ne nje orar qe ne zonen e Metalurgjikut ka pasur pak levizje. Por shperthimi dhe flaket qe u shoqeruan me re tymi te zi te dendur kane bere qe patrullat e policise dhe ambulancat t'i drejtohen zones se Metalurgjikut ku ndodhi ngjarja, per t'u dhene ndihmen te lenduarve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›