E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Klimë e favorshme për biznesin

26/03/2009  Forumi i “Crans Montana”

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit të djeshëm të “Crans Montana”-s, të zhvilluar në Tiranë, se klima për të bërë biznes në vendin tonë është shumë e favorshme. Kreu i qeverisë ka theksuar se qeveria e tij ka arritur të heqë pengesat burokratike për biznesin. Gjatë fjalës së tij shefi i ekzekutivit shqiptar evidentoi faktin se në Shqipëri ekzistojnë barrierat më të ulëta fiskale për biznesin. Duke bërë një paraqitje të situatës në vend, Berisha bëri me dije se është mundësuar modernizimi i sistemit fiskal në vendin tonë, janë miratuar ligje të reja për taksat, si dhe janë ndalur prokurimet e drejtpërdrejta. Sipas tij, forumi i “Crans Montana”-s është shumë tërheqës për investimet. Kryeministri Berisha ka theksuar se ekonomia shqiptare është ende e shëndetshme, ndërkohë që bota ka hyrë në krizë. Berisha tha se Shqipëria do të përjetojë rritjen më të lartë ekonomike gjatë këtij viti. Megjithatë, ai ka pohuar se ndihet një ulje e lehtë e eksporteve. Anëtarësimi i vendin të NATO në samitin e Strasburg-Kehlit rritur sigurinë për investime. Ai ka evidentuar turizmin si potencialin më të mirë për të ardhurat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›