Ferdinand Murati sërish në krye të PD-së
26/03/2009 Fier, raportohet se i sapozgjedhuri ka marrë një numër të konsideruar votash nga delegatët
Zbardhen dhe dy emrat kandidatë për kryetar të kësaj partie në rrethin e Vlorës
FIER- Demokratët fierakë kanë votuar Ferdinand Muratin, si kreun e ri të PD-së në këtë rreth. Votimi i djeshëm për kreun e PD-së dega Fier ku morën pjesë dhe ministrat Enkelejd Alibeaj dhe Sokol Olldashi ka nisur në orët e mesditës së djeshme në sallën e teatrit “Bylis”. Janë futur pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, 480 të deleguar dhe mjaft të ftuar nga degët e partive aleate në Fier. Kreu i mëparshëm dhe i sapozgjedhuri i degës së PD Fier, Ferdinand Murati, paraqiti dhe raportin mbi punën dhe rezultatet e arritura në strukturat e PD-së Fier, por edhe në sektorë të ndryshëm të jetës në Fier, atje ku punojnë dhe veprojnë njerëz përfaqësues të PD. Murati nuk la pa përmendur rezultatet e votimeve për pushtetin lokal, punën e njësisë së qeverisjes vendore drejtuar nga PD-ja, furnizimin e kësaj force politike me elemente të rinj gjatë këtyre 2 viteve etj. Në fund të fjalës së tij Murati u bëri thirrje gjithë anëtarëve të PD që të qëndrojnë të bashkuar për të bërë të mundur fitimin e zgjedhjeve më 28 qershorit. “Duke qenë të gjithë së bashku, ka thënë Murati, duke punuar për një synim të përbashkët për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit besoj se ne i kemi kapacitetet, mundësinë dhe strukturat për të qenë fitues në këto zgjedhje”. Ndërkohë janë zbuluar dhe dy emrat, të cilët do të rivalizojnë me njëri-tjetrin për kreun e PD-së në Vlorë, të cilët janë deputeti Ardian Kollozi si dhe kryetari aktual i degës së Tatimeve në këtë qytet, Genti Hamzaraj. Mësohet se kryetari aktual i PD-së Agron Sharra, i cili mban postin që prej më shumë se 5 vjetësh dhe aktualisht është kryetari i Këshillit të Qarkut të qytetit nuk është përfshirë në listë. Gjatë ditëve të kaluara janë përfolur shumë zëra që nga drejtori i zyrës së Kthimit të Pronave në Vlorë, Edmond Banushi, dhe deri te kryetari aktual, por të gjitha zërat janë shuar me mbërritjen e listës ditën e martë në mbrëmje prej bazës në Tiranë. Sekretari i PD-së për Vlorën, Genci Panozaqi, i ka konfirmuar këto dy kandidatura dhe është shprehur se përballja do të jetë ditën e shtunë.
Ministri Sokol Olldashi
Zgjedhjet do të na sigurojnë dhe 4 vjet në pushtet
“Për vet kërkesat dhe aspiratat, që kjo strukturë në kuadrin e të gjithë strukturën e PD-së që sot ka pushtetin dhe do ta ketë edhe në 4 vitet e ardhshme, ka arritur këto suksese për të treguar gjithë elektoratit, gjithë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, që ky shtet është bërë, bëhet dhe do të bëhet. Shpejt do të jetë strukturë e BE-së”, ka thënë Sokol Olldashi. Ky i fundit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në Kuvend që të votojnë kandidatin më të mirë, duke treguar një kulturë demokratike. Olldashi vuri theksin dhe në arritjet e vendit tonë gjatë qeverisjes demokratike. Ai është shprehur për ndryshimin rrënjësor të rendit dhe qetësisë, luftës kundër korrupsionit, rritjes së ekonomisë ku nuk la pa përmendur ftesën për anëtarësimin në NATO të vendit tonë. “Gjatë këtyre viteve që kaluam ne jemi shumë të qetë dhe komod në qeverisjen tonë”, ka thënë Olldashi. Nuk ka rëndësi se kush do të fitojë Koçi Papuciu apo Ferdinand Murati, e rëndësishme është që të fitojë kandidatura më e mirë, e cila do të sigurojë mbështetjen e një elektorati të gjerë.
Tërhiqet kreu aktual Agron Sharra
PD Vlorë, Ardian Kollozi dhe Genti Hamzaraj
Janë zbuluar dhe dy emrat, të cilët do të rivalizojnë me njëri-tjetrin për kreun e PD-së në Vlorë, të cilët janë deputeti Ardian Kollozi si dhe kryetari aktual i degës së Tatimeve në këtë qytet, Genti Hamzaraj. Mësohet se kryetari aktual i PD-së, Agron Sharra, i cili mban postin që prej më shumë se 5 vjetësh dhe aktualisht është kryetari i Këshillit të Qarkut të qytetit nuk është përfshirë në listë. Gjatë ditëve të kaluara janë përfolur shumë zëra që nga drejtori i zyrës së Kthimit të Pronave në Vlorë, Edmond Banushi, dhe deri te kryetari aktual, por të gjitha zërat janë shuar me mbërritjen e listës ditën e martë në mbrëmje prej bazës në Tiranë. Sekretari i PD-së për Vlorën, Genci Panozaqi, i ka konfirmuar këto dy kandidatura dhe është shprehur se përballja do të jetë ditën e shtunë. Pritet që konkurrenca të jetë mjaft e ashpër, pasi të dy kandidatët kanë mbështetje të gjerë në bazë. Ndërkohë pak e papritur erdhi moskandidimi i kreut aktual të kësaj dege në Vlorë, Agron Sharra, i cili u përfol gjatë se do të ishte në listën e kandidatëve.