PS: Demonstrate ne 21 Janar për rrëzimin e Berishës

Një demonstrate e madhe pas një jave, është reagimi i opozitës shqiptare pas publikimit te videos qe përfshin ne afera korruptive zv/kryeministrin e dorëhequr Ilir Meta. Nga asambleja kombëtare e Partisë Socialiste, Edi Rama ka bere dy thirrje, e para drejtuar popullit për te marre pjese ne protestën e 21 janarit pavarësisht bindjeve politike dhe e dyta drejtuar kryeministrit Berisha për te dhënë dorëheqjen. Rama ka paralajmëruar se së shpejti do te publikohet skandali me i madh qeveritar dhe gjate fjalës se tij i ka drejtuar kreut te ekzekutivit pyetje, nëse ai vete, ose ndonjë pjesëtar i familjes se tij, ka marre para ne dore. Lideri i se majtës është shprehur pesimist ne lidhje me hetimet e skandaleve qeveritare pasi sipas tij ne një vend qe qeveriset nga persona te implikuar ne te tilla afera puna e drejtësisë është pothuajse e pamundur. Kryetari i PS ka deklaruar se publikimet e fundit janë edhe prova më me vlere se Berisha ka vjedhur votat e shqiptareve dhe bashkëpunëtori i tij është kreu i LSI Ilir Meta.
Shpërndaje