E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reuters": Ne Shqipëri, korrupsioni s'ka ndëshkim

korrupsionit ne Ballkan, duke u ndalur ne veçanti te skandali i fundit i video-përgjimit te zv/kryeministrit shqiptar, Ilir Meta. Ne analize, "Reuters" konstaton se shumica e rasteve te korrupsionit ne Shqipëri kalojnë pa u ndëshkuar për shkak te nepotizmit dhe nivelit te ulet te pavarësisë se gjykatave. Si shembull ne shkrim përmenden rastet e hetimit për ministrat Basha e Mediu, te cilët, jo vetëm nuk u dënuan, por janë serish sot ne qeveri. Ne lidhje me rastin Meta, ne këtë analize thuhet: "Ne rastin me te fundit te korrupsionit, zv/kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, dorëzoi te mërkurën imunitetin e tij për ti hapur rruge hetimeve për korrupsion, pas publikimit te një bisede te filmuar nga një ish-ministër nga partia e tij. Kryeministri shqiptar, i cili ka nevoje për partine e Metës për te vazhduar qeverisjen ne koalicion, doli ne mbështetje te zëvendësit te tij, duke e quajtur provën e filmuar si te montuar. Ne Shqipëri, ashtu si ne shumicën e vendeve te Ballkanit, për shkak te nepotizmit dhe nivelit te ulet te pavarësisë se gjykatave, duhet te jesh një gjykatës shume trim, për te dënuar një person te rëndësishëm. Qe një zyrtar te dënohet, ai ose duhet te jete budalla, ose duhet te ketë humbur gjithë aleatet e tij politike. Dy raste gjykimi te profilit te larte ne Shqipëri kaluan pa te dënuar dhe tani te dy te akuzuarit janë ne qeveri." Ne shkrimin analize për korrupsionin, "Reuters" konstaton gjithashtu se megjithe presionin e madh te Bashkimit Evropian për ndëshkimin e korrupsionit, shume pak është bere ne këtë drejtim. Kjo për shkak se rastet qe përfundojnë ne gjykate janë te shumta, por ne një mënyrë ose ne një tjetër, çështja mbyllet aty, pa te dënuar. Gjithashtu përmenden rastet e figurave te tjera te profilit te larte ne Ballkan, si kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu malazez, Gjukanoviç apo ish-kryeministri kroat, Sanader, si te përfshirë ne afera te dyshimta.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›