E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëhiqet Ilir Meta

Video skandali i bere publik nga Dritan Prifti ka sjelle largimin e Metës nga detyra e zv/kryeministrit dhe ministrit te ekonomisë. Ne një konference për shtyp Meta ka deklaruar se i ka kërkuar një takim kryeministrit Berisha per ti dorëzuar largimin. Ndërkohë, kryetari i LSI nuk sqaroi nëse dorëheqja e tij ishte e parevokueshme, duke ia lënë kështu vendimin ne dore kryeministrit Berisha. "Jam këtu sot për te deklaruar se lufta kundër korrupsionit, krimit te organizuar etj, kërkon qe unë sot te jap dorëheqjen nga detyrat dhe funksionet e mia qeveritare," tha nder te tjera Meta. Këtë akt Meta e ka komentuar si vendim personal, duke e argumentuar me faktin se kërkon te jete i lire nga impenjimet politike dhe qeveritare për tu përballur ne rruge ligjore me Dritan Priftin. Ndërkohë, i pyetur nëse është thirrur nga prokuroria për te dëshmuar ne lidhje me video skandalin, zoti Meta shprehet ne këtë mënyrë: "Mezi pres te shkoj ne prokurori, por nuk me kane thirrur". Sipas Metës beteja kundër Dritan Priftit, është e fituar, si politikisht e moralisht, ashtu edhe ligjërisht. Por kreu i LSI-se nuk pranoi te jepte ndonjë përgjigje ne lidhje me pasardhësin e tij ne detyrat qeveritare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›