Ilir Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare
Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë tregëtisë dhe energjitikës.
Në një konferencë për shtyp ku lajmëroi edhe dorëheqjen e tij nga postet qeveritare, Meta theksoi se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetarë i lirë para drejtësisë.
“Dhash dorëheqjen pasi nuk nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.
Ai theksoi se përpara dy orësh ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha për dorëheqjen e tij duke paraqitur edhe arsyet e largimit të tij nga detyrat qeveritare.
“Përpara ligjit do të paraqitem si qytetarë i thjeshtë duke pasur besim që drejtësia do të zbardh të vërtetën dhe që sot përpara 2 orësh i kam kërkuar takim kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha duke i paraqitur të njëjtat argumenta” theksoi Meta.
Meta gjithashtu theksoi se pas vendimi të tij për t`u dorëhequr ka thirrur mbledhjen e forumeve të LSI-së për shqyrtimin e vendimarrjes së mëtejshme.
vijon...